Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përplasja PS – LSI vazhdon për “Pazarin e Pogradecit”, Diana Mile i përgjigjet dhe akuzon Artan Shkëmbin për betonizimin e qytetit

18/08/2015
Përplasja PS – LSI vazhdon për “Pazarin e Pogradecit”, Diana Mile i përgjigjet dhe akuzon Artan Shkëmbin për betonizimin e qytetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Diana Mile, ish-kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në bashkinë e Pogradecit, e etiketon kreun e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi, si pjesë e pazareve me Partinë Demokratike për humbjen e kësaj bashkie.
Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, Mile reagon ndaj deklaratës së Shkëmbit se humbja e bashkisë së Pogradecit erdhi për shkak të kandidaturës së papërshtatshme dhe mungesës së organizimit të koalicionit të majtë.
Sipas Miles, e cila vazhdimisht ka denoncuar betonizimin e Pogradecit, kundër saj janë bashkuar shumë drejtues, duke përfshirë edhe Artan Shkëmbi.
“Gjithkush e ka kuptuar, dhe jo vetëm në Pogradec, që këtu u bë pazar nga drejtuesit, ku ishte dhe ai pjesë, ndërkohë që 16.024 banorë votuan ndershmërisht kandidaturën time, të ASHE­së. Kandidatura e mbështetur fort nga Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ishte e përshtatshme edhe për 16 mijë bashkëqytetarë të mi që unë i falënderoj! Kjo kandidaturë ishte e papërshtatshme për pazarxhinjtë e Pogradecit, përfshi edhe ish-kryetarin që u bë personi shkaktar i betonizimit të qytetit”, shprehet Diana Mile.
“Në asnjë moment ish­kryetari i bashkisë s’ka qenë pro përzgjedhjes së kandidaturës dhe fushatës sime, duke e ditur që s’do të isha asnjëherë pjesë e tavolinave të tij, ashtu si nuk kam qenë as në të kaluarën. Me kandidaturën time, zotërisë do t’i hapeshin dosjet e betonizimit. Ish­kryetari nuk punoi asnjë ditë pro fushatës së përbashkët PS­LSI, sepse i duhej të punonte për veten”, sqaron më tej Mile, përse ish­kryetari i bashkisë duhej të përfshihej në pazare arsyet dhe e pse ai ka qenë kundër kandidaturës së saj.
Duke i dhënë përgjigje pretendimit të Artan Shkëmbit, si një “kandidaturë e papërshtatshme” Diana Mil, këmbëngul në pazarte e ish-kryebashkiakut, paazre sipas saj të shfaqura edhe në zgjedhjen e kryetarit të këshillit bashkiak.
“Nëse ish­kryetari aludon për kandidaturën time, përse kryetarja e Këshillit Bashkiak mori vetëm 16 vota nga 21 këshilltarë të koalicionit të majtë…?! Por ai votim ishte pjesë e pazarit ku ish­kryetari i Bashkisë së Pogradecit ishte i përfshirë”, shprehet më tej Mile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
Lefter Koka: Përgjegjësinë për inceneratorin e Elbasanit e ka qeveria

SPAK kërkon rikthimin në burg të Lefter Kokës, pas lirimit nga Apeli. Por ku është ai

24/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

Marksi dhe Engelsi i urrenin dhe fyenin shqiptarët

24/04/2026
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve

KLSH: 80% e barnave në treg janë kopje, shqetësime për çmimet dhe cilësinë

24/04/2026
Aksident tragjik në autostradën Fier Vlorë, 4 persona humbin jetën, shuhet gjithë familja

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë–Milot, makina ndahet përgjysëm, humb jetën një pasagjere

24/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.