Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pentagoni do të shtojë përdorimin e dronëve

18/08/2015
Pentagoni do të shtojë përdorimin e dronëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Numri i avionëve me telekomandë (dronëve) që përdorin Shtetet e Bashkuara në mbarë botën do të rritet me afro 50 për qind.
Plani në fjalë kërkon shtimin e numrit të fluturimeve ditore të këtyre avionëve nga rreth 60 deri në 90, tha të hënën zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.
Avionët me telekomandë mbledhin të dhëna nga pikat e nxehta në mbarë botën dhe kanë aftësi luftarake, që është edhe pjesa më e debatueshme.  Anës luftarake të avionëve me telekomandë i është vënë ndjeshëm një theks më i madh gjatë administratë së presidentit Barack Obama.
Zëdhënësi i Pentagonit tha se shtimi i fluturimeve me këta avionë do të ketë nevojë për më shumë analistë që përpunojnë informacionet e zbulimit.
Zoti Davis tha se pjesa më e madhe e fluturimeve me telekomandë realizohet nga Forca Ajrore, por plani i ri do ta zgjerojë programin edhe për degë të tjera brenda Pentagonit deri tek kontraktorët që punojnë për qeverinë. 
Forca Ajrore, tha zëdhënësi i Pentagonit Jeff Davis, do të vazhdojë të kryejë rreth 60 fluturime të tilla në ditë, ndërkohë që këmbësoria do të kontribuojë me 10 deri 20 fluturime. Komanda e Operacioneve Speciale do të kryejë rreth 10 misione me avionë me telekomandë. Po ashtu, tha ai, do të punësohen kontraktorë për qeverinë  për të kryer deri në 10 fluturime në ditë, por asnjë nga këta avionë nuk do të jetë i pajisur me armatim.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer operacione me avionë të telekomanduar në vende si Pakistani, Afganistani, Iraku, Jemeni dhe Somalia,  për të vënë në shënjestër udhëheqës terroristë.
Gjatë kohës së luftërave në Irak dhe Afganistan, kërkesat e komandantëve për avionë të telekomanduar u rrit mjaft, saqë Pentagoni e ka pasur të vështirë të plotësojë kërkesat.
Një anketë në fillim të vitit e realizuar nga Associated Press, gjeti se shumica e amerikanëve, rreth 60 për qind, mbështesin përdorimin e këtyre avionëve për të vënë në shënjestër terroristët. Anketa tregoi se vetëm 13 për qind e amerikanëve u shprehën kundër, ndërkohë që 24 për qind ishin të pa interesuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.