Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: OSHEE tendera korruptivë, 720 miilionë lekë për “mikun e qeverisë”

18/08/2015
PD: OSHEE tendera korruptivë, 720 miilionë lekë për “mikun e qeverisë”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka akuzuar  OSHEE-në se po bën tendera korruptivë për trajnimin e punonjësve të saj. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD, Oriela Nebiaj, thotë se OSHEE ka mbledhur 720 mln lekë për t’ia dhënë “një miku të qeverisë”, duke vendosur kritere të tilla për tenderin, të cilat paracaktojnë fituesin. Në deklaratën e saj, PD thekson se OSHEE vazhdimisht është denoncuar për afera korruptive dhe tipar i saj kryesor është abuzimi.
“Siç e ka bërë traditë Edi Rama me agjencitë e tij, OSHE ka vendosur të mbledhë një shumë të madhe parash, 720 milionë lekë, për t’ia dhënë një miku të qeverisë. Ndiqet praktika e vendosur tashmë nga Edi Rama, me koncesionet dhe tenderat e tij, ku kriteret qepen në mënyrë të atillë, që t’i shkojnë për shtat fituesit të paracaktuar. Është hera e parë që OSHE vendos të shpenzojë kaq shumë para për trajnime. Sipas ekspertëve, organizata e shpërndarjes së energjisë, ka mbledhur të gjithë trajnimet bashkë, për t’ia dhënë me një dorë klientit të Edi Ramës. Këto 720 milionë lekë që dorovit OSHE sipas qejfit e interesave, janë sa vlera e 8 mijë e 728 pensioneve në fshat, sa 4 mijë e 799 pensione në qytet, 10 mijë e 511 pagesa papunësie, dhe 19 mijë e 846 ndihma ekonomike. OSHE ka aplikuar që në fillim dy standarde, duke dërguar në burg e duke i nxitur drejt vetëvrasjes familjarë të pamundur për debi deri në 30 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që ka favorizuar klanet afër qeverisë e deputetë me detyrime qindra milionë lekë energji. OSHE është e specializuar në abuzime, pasi vetë drejtuesi i saj, i përzgjedhuri i Edi Ramës në krye të organizatës, është hetuar për abuzime në dhjetëra tendera në Bashkinë e Durrësit. Tenderi i fundit, ose më saktë, porosia e fundit për ti dhënë njeriut të Edi Ramës 720 milionë lekë, është në vazhdën e skandaleve qeveritare me fondet publike, me taksat e qytetarëve”, tha Nebiaj.
Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë të hetojë këtë rast skandaloz të abuzimit financiar.
“Partia Demokratike do të vërë para ligjit e para përgjegjësisë abuzuesit me fondet publike, sapo shqiptarët t’i besojnë drejtimin e vendit”, përfundoi zëdhënësja e PD-së.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.