Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndodh në Paskuqan, fton shokun në shtëpi për të luajtur me letra e pirë birra, e rreth dhe e përdhunon

14/08/2015
Ndodh në Paskuqan, fton shokun në shtëpi për të luajtur me letra e pirë birra, e rreth dhe e përdhunon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 19­vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prej shtatë ditësh, i akuzuar për marrëdhënie homoseksuale me dhunë me një djalë, është arrestuar nga Policia e Tiranës. Burime zyrtare të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, bënë të ditur se F. P. është vënë në pranga në rrugën “Princ Vidi”, ndërsa një javë më parë ishte denoncuar për përdhunim nga shoku i tij.
I arrestuari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 18­vjeçar, jashtë dëshirës së tij, shkruan “Panorama”. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar, në një banesë në zonën e Paskuqanit, kur adoleshenti ka ftuar shokun e tij një vit më të vogël për të pirë nga një birrë në shtëpinë e një mikut të tij. Ai i ka thënë se do të mblidheshin disa djem për të luajtur me letra dhe të pinin nga një birrë.
Duke qenë se e kishte shok prej disa vitesh autorin, i dëmtuari ka pranuar dhe ka shkuar bashkë me të në vendin ku e kishin lënë. Por në momentin që është futur brenda, 18­vjeçari ka parë se aty nuk ishte askush tjetër përveç tij dhe shtetasit F. P., i cili ka nxituar të mbyllë derën me çelës nga brenda dhe ka marrë një thikë duke e kërcënuar të dëmtuarin. Më pas e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë e në bark dhe i ka lidhur duart.
Adoleshenti nuk ka pasur mundësi as të mbrohet dhe shoku i tij e ka përdhunuar. Pasi e ka mbajtur të mbyllur për disa orë në banesën ku ishin, autori ka dalë nga shtëpia dhe është larguar. Në këtë kohë 18­vjeçari i ka telefonuar Policisë duke denoncuar ngjarjen, ndërsa është transportuar nga efektivët drejt Mjekësisë Ligjore ku u është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

Nuk janë ‘vajgurorë’ por dimaliotë: Kryebashkiakja e Dimalit: Bashkia jonë nuk duhet të shkrihet

02/08/2026
E rëndë në Bulqizë, humb jetën në galeritë e kromit minatori 20 vjeçar

Gjendet trupi i pajetë i minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.