Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Amnesty International ngacmon folenë e grerëzave – angazhohet për legalizimin e prostitucionit

13/08/2015
Amnesty International ngacmon folenë e grerëzave – angazhohet për legalizimin e prostitucionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli Ndërkombëtar i Organizatës për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International ka vendosur që të angazhohet për një legalizim të prostitucionit. Shumë aktiviste të grave janë të entuziazmuara, të tjera të tmerruara.
Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty-së, Salil Shetty e quajti një “ditë historike” për organizatën. Por historike para së gjithash është vala e kritikave, që derdhet tani mbi Amnesty International. Shetty tha se synimi është që të mbrohen të drejtat e prostitutave. Por Amnesty dëshiron që në këtë mënyrë të angazhohet edhe për mosparaqitjen më si kriminelë të tutorëve të prostitutave dhe të pronarëve të bordeleve. Para së gjithash kjo është pika që shkakton kritika.
Organizatës nuk i vlen fare që flet shprehimisht për seks me mirëkuptim midis të rriturish. Edhe përbetimi që vendimi nuk ndryshon asgjë në faktin që për Amnesty puna me detyrim dhe tregtia e njerëzve me synim shfrytëzimin seksual mbeten shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nuk i qetëson kritikët.

“Amnesty në anën e tutorëve”
Lea Ackermann, themeluese e Organizatës së ndihmës Solwodi, e cila kujdeset për viktimat e tregtisë së njerëzve, për prostitucionin e detyruar dhe për dhunën në marrëdhënie, i tha gazetës “Osnabrücker Zeitung” se, “Amnesty merr anën e tutorëve dhe të tregtarëve të njerëzve.”. Të tmerruar janë edhe tek revista feministe “Emma”.
Kjo revistë shpall që tani “fundin e palavdishëm të organizatës” dhe shkruan: Pikërisht një organizatë e themeluar për mbrojtjen e të burgosurve politikë “kërkon të mbrojë nga dënimi pikërisht ata që fitojnë miliarda në tregtinë e grave dhe kalon në anën e dorasve”.
Organizata kundër Tregtisë së Grave, CATW, ku bëjnë pjesë edhe emra si aktoret e Hollivudit Meryl Streep, Kate Winslet dhe Emma Thompson që para shpalljes së vendimit pati deklaruar se emri i organizatës do të ndotet, nëse organizata vendos ashtu si vendosi.

Lëvdata nga Shoqata e Prostitutave
Por vendimi ka gjetur edhe mbështetje.
Johanna Weber, zëdhënësja politike e Shoqatës Profesioniste Shërbime erotike dhe seksuale tha se “na nevojiten më shumë të drejta, kjo është mbrojtja jonë, dhe jo ndalime”.
Claudia Zimmermann-Schwarz, drejtuese departamenti në Ministrinë e Shëndetit, Emancipimit dhe Përkujdesjes nuk e kupton gjithë zemërimin, pasi në fund të fundit bëhet fjalë për “marrëdhënie seksuale me marrëveshje dhe jo për varësi, shfrytëzim ose tregti njerëzish.
Ai që thotë se AI angazhohet për tutorët, ai i jep temës “tipare skandaloze, gjë që nuk përshtatet fare me çështjen”.

Dallime të mëdha
Shqetësimi paraqet sigurisht edhe botë të ndryshme morale dhe kulturore dhe legjislacione të ndryshme për prostitucionin. Edhe brenda Evropës këto përfytyrime përplasen.
Asambleja Nacionale Franceze vendosi pak kohë më parë që të në ardhmen të ndëshkojë klientët e prostitutave, por jo prostitutat. Pra do të penalizohet blerja e seksit, por jo shitja e tij.
Ky i ashtuquajtur model nordik vlen në Islanë, Suedi dhe në Norvegji. Legal dhe i përcaktuar me rregulla prostitucioni është para së gjithash në Gjermani, Austri, Holandë dhe Zvicër.
Prostitucioni i detyruar nga ana tjetër është i ndaluar kudo në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026
MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

MDMA/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet një i ri dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

30/04/2026
STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.