Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

12/08/2015
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Jemi në proces dhe drejt përfundimit të një analize shumë të thelluar të të gjitha arsyeve të rënies së të ardhurave, në raport me parashikimin… Por pamjen shteruese do ta kemi në fund të kësaj analize, që do të përcaktojë edhe qasjen tonë, në raport me planin e të ardhurave për pjesën tjetër të vitit”
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në 30 korrik , në konferencën e fundit për shtyp, në prag të nisjes së pushimeve.
Ndërsa që nga ajo periudhë ai ndodhet me pushime në aksin Kavajë – Dhërmi, kur edhe e gjithë qeveria ndodhet me pushime, mësohet se kjo analizë ka përfunduar (me frymën e shenjtë besohet) dhe Edi Rama ka arritur të gjejë shkaktarët e mosmbledhjes së të ardhurave nga doganat e tatimet.
Këtë zbulim të shkaktarëve ai e ka zbuluar vetë në një intervistë të gjatë për gazetën “Dita”.
“Së pari, rënia e çmimeve të naftës e të mineraleve në tregjet ndërkombëtare, e cila vetëm deri në fund të majit e ka impaktuar negativisht planin tonë me rreth 35 milionë dollarë…  Së dyti…, modernizimi i sistemit të rimbursimit të TVSH-së sipas praktikës së mirë ndërkombëtare dhe praktikës së BE-së gjithashtu, ka një efekt të përkohshëm në rënien e të ardhurave… Së treti, rritja e qëllimshme e akcizës së duhanit për të dekurajuar konsumin e tij dëmtues për shëndetin, ka reflektuar ndjeshëm në rënie të ardhurash”, ka renditur kryeministri shkaktarët e mosmbledhjes së të ardhurave nga tatimet e doganat.
Sipas tij, këto shkaqe, që nuk kanë qenë në dorën e tij, nuk lënë shkas që ndokush të mendojë e të artikulojë se për mosmbledhjen e të ardhurave nga doganat e tatimet, “fajin e ka Edi Rama”…
“Faji mbetet jetim”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.