Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nënkryetari i CDU apel për azilkërkuesit: Mos shisni shtëpitë, Gjermania do t’ju kthejë

10/08/2015
Nënkryetari i CDU apel për azilkërkuesit: Mos shisni shtëpitë, Gjermania do t’ju kthejë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Gjermani po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për t’i shpallur si vende të sigurta të origjinës shtetet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, pasi personat që vijnë nga këto vende përbëjnë edhe numrin më të madh të azilkërkuesve.
Një ndër ta është sekretari i përgjithshëm i CSU-së, Andreas Scheuer, i cili këmbëngul në përshpejtimin e procedurave të shpalljes si vende të sigurta të origjinës këto shtete.
“Në vjeshtë sidomos, shumë njerëz prej vendeve të Ballkanit do të kthehen në Gjermani. Aplikimet e tyre të deritanishme për azil janë mohuar në më shumë se 99 % të rasteve dhe ende ndihet rritja ndjeshëm e numrit të tyre”, tha Scheuer në një intervistë për gazetën gjermane “Bild am Sontag”.
Nënkryetari i CDU gjithashtu, Thomas Strobl kërkoi që t’u dërgohet një sinjal më i fortë njerëzve që shkojnë në Gjermani nga këto tre vende.
“Me gjithë respektin për vështirësitë ekonomike të kësaj popullate, kërkesa për azil është rruga më e gabuar që mund të zgjedhin. Prandaj, dua t’i dërgoj të gjithë atyre një mesazh të qartë në lidhje me azilin. Mos i shisni shtëpitë tuaja që të paguani kontrabandistët që fitojnë prej jush, duke ju premtuar gjëra që nuk janë të vërteta, sepse ne do t’ju kthejmë pas dhe kur të ktheheni do jeni duarbosh e pa shtëpi ku të fusni kokën”, ka thënë ai.
Por për kreun e Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, zgjerimi i listës së vendeve të sigurta nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim në këtë çështje. Ai iu referua rastit të Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjës, të shpallura si të tilla nëntë muaj më parë.
“Nga kjo gjë, deri më tani Ministria e Brendshme nuk ka vërtetuar se kemi pakësim të numrit të azilkërkuesve”, ka thënë Hofreiter.
Të gjitha palët ndërkohë e shohin heqjen e pagesës prej 143 eurosh si një mundësi zgjidhjeje. Sipas tyre, pagesa kesh në dorë e personave që vijnë nga vendet me vështirësi ekonomike mund të jetë ndjellëse.
Nga pala shqiptare ndërkohë janë shtuar masat për parandalimin e personave që largohen nga vendi. Një operacion i gjerë policor po identifikon agjencitë që i nxisin ata për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe gjithashtu në kufi është shtuar prania e forcave të rendit për kontrollin e atyre që dalin nga pikat kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

04/09/2026
Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

04/09/2026
Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

04/09/2026
RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

04/09/2026
Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

04/09/2026
Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

04/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.