Në SHBA është shënuar një tjetër rast racizmi ku agjenti vret një afro-amerikan. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku dyshohet se agjenti Brad Miller ka përdorur forcë të tepruar duke përfunduar në vrasjen e 19-vjeçarit me ngjyrë. Agjenti i cili ka vrarë të riun është pezulluar përkohësisht nga detyra, ndërsa rreshteri i departamentit lokal të policisë Paul Rodrigez, tha se hetimet rreth vrasjes do të jenë të thella dhe transparente.
Rreshteri deklaroi se djali afro-amerikan, Christian Taylor dyshohej se kishte kryer një vjedhje. 19-vjeçari vërsuli makinën e tij ndaj vitrinës së një konçesionari automjetesh dhe gjatë përplasjes me policinë, njëri prej tyre qëlloi më armë duke lënë të vdekur djaloshin afro-amerikan. Ky i fundit ishte lojtar futbolli në një universitet të Teksasit.




