Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria korrigjon veten, rritja ekonomike më e ulët nga pritshmëria, borxhi publik më i lartë

08/08/2015
Qeveria korrigjon veten, rritja ekonomike më e ulët nga pritshmëria, borxhi publik më i lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka pranuar për herë të parë zyrtarisht se ekonomia nuk po ecën sipas pritshmërive dhe rimëkëmbja e saj do të jetë më e ngadaltë nga ajo që parashikohej në fillim të këtij viti.
Në kuadrin e fundit makroekonomik dhe fiskal, Këshilli i Ministrave ka korrigjuar në ulje shifrën e rritjes ekonomike, jo vetëm për këtë vit, por edhe për tre vitet e ardhshme.
Sipas dokumentit strategjik për 2015-ën rritja ekonomike është ulur nga 3 për qind që ishte vlerësimi fillestar, në 2.7 për qind. Por teksa ulja për këtë vit ishte paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, surprizë ka qenë rishikimi në ulje për të gjithë horizontin afatmesëm.
Më specifikisht për vitin 2016, vlerësimi për rritjen ekonomike është ulur nga 4 në 3.4 për qind, për vitin 2017 nga 4.5 në 4 për qind. Po kështu edhe për vitin 2018, rritja është korrigjuar nga 4.5 në 4.3 për qind.
Ulja e pritshmërive në të gjithë harkun kohor të kuadrit afatmesëm, tregon se tashmë qeveria pret një rigjallërim më të ngadaltë të aktivitetit ekonomik nga vlerësimet zyrtare të deritanishme.
Treguesi i rritjes ekonomike nuk është i vetmi që është korrigjuar në përkeqësim. Edhe shifra e borxhit publik do të jetë më e lartë nga ajo që pritej në fillim të vitit, e madje programi për uljen e tij është ndryshuar.
Nëse në fillim të vitit, qeveria ishte zotuar se do e ulte borxhin në 68.9  për qind të Prodhimit Kombëtar për vitin tjetër, tani shifra është korrektuar në 71.3 për qind.
Ashtu si rritja ekonomike edhe borxhi është korrektuar në përkeqësim për të gjithë horizontin afatmesëm dhe në fund të vitit 2018 shifra e tij do të jetë 65.8 për qind nga 62.1 për qind e Prodhimit Kombëtar që parashikonte kuadri i mëparshëm i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.