Dashi
Ka rrezik qe atmosfera ne jetën tuaj ne çift te nxehet tej mase gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ne krah dhe nuk do ndaleni se i shkuari kundër atij. Beqaret duhet te tregohen me te duruar nëse duan me te vërtetë te krijojnë një lidhje serioze. Ne planin financiar do keni goxha probleme njëra pas tjetrës dhe nuk do ndiheni aspak te qete.
Demi
Duhet te bëni me shume lëshime ne jetën tuaj ne çift sot sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do përmirësohet. Beqaret do kenë takime interesante te cilat mund t’ua ndryshojnë rrënjësit te ardhmen. Do përjetoni emocione te veçanta. Me financat mos u tregoni impulsive sepse po gabuat keni për t’u përballur me pasoja te renda me vone.
Binjakët
Do mundoheni me sa mundësi te keni sot qe ta stabilizoni jetën tuaj ne çift. Do bini ne një mendje me personin qe keni ne krah dhe do qetësoheni. Beqaret do kërkojnë me ngulm një lidhje afatgjate dhe do e gjejnë atë me shpejt nga sa kane menduar. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se kurrë me pare dhe do i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe keni pasur.
Gaforrja
Marrëdhënia juaj me partnerit nuk do jete aspak e mire sot. Do keni debate te shumta edhe për gjera te kota dhe nuk do qëndroni te qete për asnjë çast. Beqaret do realizojnë disa takime interesante dhe do kënaqen pa fund. Ne disa momente do jene gati te hedhin edhe hapa gjigande. Për te përmirësuar financat duhet te punoni me tepër dhe te kujdeseni për shpenzimet.
Luani
Dite e qete dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni me shume kohe me te dashurin e zemrës suaj dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do i pranojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Nëse vazhdoni kështu keni për te mbetur vetëm. Ne planin financiar do i hidhni hapat me kujdes dhe nuk do keni probleme.
Virgjëresha
Do jeni me tolerante se me pare sot juve qe jeni ne një lidhje prandaj gjerat kane për t’iu ecur me mire se kurrë me pare. beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës me disa persona dhe do ndihen mire kur ata t’ua kthejnë me buzëqeshje. Nuk do mund te fillojnë menjëherë një lidhje, por parashikimet janë te mira. Financat nuk do jene te shkëlqyera kështu qe duhet te reflektoni para se te shpenzoni.
Peshorja
Plutoni do ndikoje mjaft sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ju nxite t’i shprehni ndjenjat me shume se kurrë me pare. Çdo moment ne praninë e njeri-tjetrit do jete i mrekullueshëm dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do jene te matur dhe nuk do hedhin hapa te pamenduara. Ne planin financiar gjerat do ju ecin ashtu si keni dashur gjithmonë. Do jeni me te qete se kurrëi.
Akrepi
Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dhe ne çdo moment do e acaroni atë me mendimet tuaja dhe me kontrollin e tepruar. Beqaret do jene gati për çdo lloj çmendurie vetëm qe te mos mbeten me te vetmuar. Me financat tregohuni te arsyeshëm sepse përndryshe do keni probleme. Borxhe mos i jepni askujt sepse mund te mbeteni vete pa para.
Shigjetari
Ekuilibri do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet sa me pare dhe do ndryshoni mënyrë te sjelli. Beqaret duhet t’i marrin gjerat me qetësi ne mënyrë qe te mos bëjnë gabime. Gjindja e financave do ketë përmirësime te njëpasnjëshme dhe kjo fale punës dhe përkujdesur te treguar se fundmi.
Bricjapi
Me ne fund pas kaq kohe do rigjeni qetësinë e munguar ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni çaste te mrekullueshme dhe do ju duket sikur jeni mbi re. Beqaret do jen e me fat dhe do e gjejnë princin e kaltër për te cilin do ju rrahe zemra si kurrë me pare. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa te shpenzoni me maturi. Investimet e mëdha lërini për me vone.
Ujori
Dite jo shume e favorshme për çiftet kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni mire ne krahët e partnerit tuaj dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë te mbaruar. Beqaret nuk duhet te nxitohen e te fillojnë menjëherë një lidhje sepse mund te zhgënjehen shpejt. Mos ju besoni verbërisht njerëzve te panjohur. Financat për fat te mire do mbeten te stabilizuara.
Peshqit
Pjesa me e madhe e atyre qe janë ne një lidhje nuk do kenë aspak probleme sot. Do jene tepër te angazhuar me pune dhe atë kohe qe te jene pranë partnerit vetëm do dashurohen pa pushim. Beqaret nuk do preferojnë te krijojnë një lidhje sepse edhe ashtu si janë ndihen mire. Gjendja e financave do konsolidohet se tepërmi fale perkudjesit te treguar se fundmi.




