Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pedofili në Divjakë, nëna e 12-vjeçares, zbuloi dhe denoncoi 66-vjeçarin

22/07/2015
Pedofili në Divjakë, nëna e 12-vjeçares, zbuloi dhe denoncoi 66-vjeçarin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Selman Çarçiu, banues po në fshatin Kryekuq, u ndalua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Rrethit të Lushnjës, për veprën penale “vepra të turpshme me të mitur”. Sipas të dhënave hetimore, ai kishte tre muaj që abuzonte me të miturën në ambientet e shtëpisë së tij.
Ka qenë nëna e 12-vjeçares ajo e cila ka diktuar tek e bija ndryshime të sjelljes dhe ka nisur të hetojë për të zbuluar arsyen. Nëna e të miturës e ka ruajtur dhe e ka kapur 66-vjeçarin në flagrancë, teksa kryente veprimet e turpshme me të bijën në lokalin e tij që ndodhej pranë shtëpisë së të miturës. Më pas, 12-vjeçarja u ka rrëfyer prindërve atë që kishte ndodhur për tre muajsh me radhë dhe këta të fundit kanë kryer kallëzim në Polici.
Pasi policia është sinjalizuar për ngjarjen, ekspertët hetimorë kanë punuar që të siguronin prova që të vërtetonin abuzimin e tij. Burime të Policisë bënë të ditur se janë përdorur metoda të hetimit special, siç janë përgjimet ambientale, ku i moshuari fakton veprimet e turpshme ndaj vajzës 12 vjeçe.
Gjithashtu e mitura është marrë në pyetje në prezencë të një psikologu, nga ku ka deklaruar se 66-vjeçari prej kohësh i dhuronte produkte nga dyqani i tij. Sipas saj, tre muaj më parë ai ka nisur ta prekë në pjesë intime dhe i ka kërkuar që të mos i tregojë askujt. I moshuari dyshohet se i ka kryer këto veprime të turpshme sa herë e mitura shkonte në dyqan për të blerë.
Madje, ai ka arritur ta bindë të miturën dhe e ka ftuar edhe në ambientet e shtëpisë së tij në momentet kur nuk ka pasur familjarë. Aty ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka kryer vepra të turpshme me të.
Nga ekspertimi mjekoligjor është konstatuar se ai nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Rasti_i_dyte_i_pedofilise_ne_Divjake_Pas_mesuesit_ne_pranga_nje_66_vjecar_5051_1.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha së shpejti drejt SHBA

28/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati dhe i dyshuari kërkojnë njohjen me aktet

28/08/2026
Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

28/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Alarm për bombë në Durrës, policia rrethon zonën pranë Portit

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha së shpejti drejt SHBA

28/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati dhe i dyshuari kërkojnë njohjen me aktet

28/08/2026
Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.