Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas “jo”-së greke rënie në bursa, euro zhvlerësohet ndaj dollarit

06/07/2015
Pas “jo”-së greke rënie në bursa, euro zhvlerësohet ndaj dollarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tregjet europiane dhe ato aziatike të aksioneve ranë që të gjitha pas votës “jo” të grekëve në referendumin e së dielës.
Bindja e përgjithshme se pas këtij zhvillimi, Greqia mund të dalë nga zona e monedhës së përbashkët ka bërë që euro të pësojë një rrëshqitje me 0.4 % të vlerës kundrejt dollarit amerikan dhe 0.5 % ndaj paundit britanik.
Indeksi i Japonise, Nikkei pësoi humbje në nivelin 2 %, CAC-40 e Parisit dhe Dax-i i Gjermanisë, që në hapje ishin me humbje, përkatësisht 2.1 dhe 1.9 %, një reagim ky më i fortë se parashikimi. Në Londër, FTSE 100 u rrudh me 1 %.
“Rreziku i një Grexit-i tani është shtuar. Kjo do të çojë drejt fundosjes së shumë aseteve të konsideruara me doza të larta rreziku, ndërsa paratë do të largohen drejt parajsave të sigurta”, komentoi situatën Philippe Gijsels, drejtor i kërkimit në BNP Paribas Fortis Global Markets.
Të dielën, Banka e Greqisë deklaroi se planifikon t’i paraqesë një kërkesë zyrtare Bankës Qendrore Europiane për një ndihmë të re. Pa fondet e emergjencës së BQE-së shtohet frika se bankat greke brenda disa ditësh mund të mbeten pa para kesh, çka me të gjitha gjasat do ta detyronte qeverinë të presë një tjetër monedhë për të paguar rrogat e pensionet.
Disa zyrtarë europianë megjithatë kanë paralajmëruar se kreditorët mund ta përkthejnë votën “jo” si refuzim të palës greke për bisedime të mëtejshme.
Zëvendëskancelari gjerman Sigmar Gabriel deklaroi se, me këtë lëvizje, Aleksis Tsipras i shembi urat mes Greqisë dhe Europës.
Ekspertja Kathleen Brooks, e Forex.com profetizon një rënie të mëtejshme të euros, për shkak se situata pas referendumit do ta bëjë monedhën e përbashkët mjaft të cenueshme ndaj sulmeve spekulative gjatë ditëve në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Sot protesta e 28-të kombëtare, thirrje për pjesëmarrje nga i gjithë vendi dhe diaspora

27/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

INTERVISTA/Marjana Koçeku paralajmëron largime të tjera: Është vetëm çështje kohe

27/06/2026
EMRI/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur Kryekomisari i Policisë

Drejtori i pezulkuar i Policisë së Shkodrës përjashtohet nga Policia e Shtetit

27/06/2026
Berisha: Kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq, armik të rinisë së kombit të tij

Berisha: Kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq, armik të rinisë së kombit të tij

27/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

Sot protesta e 28-të kombëtare, thirrje për pjesëmarrje nga i gjithë vendi dhe diaspora

27/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

INTERVISTA/Marjana Koçeku paralajmëron largime të tjera: Është vetëm çështje kohe

27/06/2026
EMRI/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur Kryekomisari i Policisë

Drejtori i pezulkuar i Policisë së Shkodrës përjashtohet nga Policia e Shtetit

27/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.