Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja për hashashin në Mallakastër, viktima fillimisht u mor peng – arrestohen autorët

01/07/2015
Vrasja për hashashin në Mallakastër, viktima fillimisht u mor peng – arrestohen autorët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Mallakastrës ka arrestuar autorët e ngjarjes së vrasjes me breshëri kallashnikovi të 23-vjeçarit Alfons Dautaj dhe plagosjes së dy personave të tjerë në afërsi të fshatit Ninësh. Sipas burime nga policia lokale, mësohet se në pranga janë vënë Artur dhe Gentjan Pashai nga Bejari i Mallakastrës, ndërsa i arrestuari i tretë është G. Caushaj nga Gadurova që është arrestuar pas hetimeve  në vendngjarje.
Burimet e mësipërme pohuan se Alfons Dautaj, Feizaj dhe Luari ishin duke ruajtur një parcelë me sipërfaqe 170 metër katrorë, ku kishin kultivuar 900 bimë hashash, kur aty kanë shkuar tre persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije.
Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se tre agresorët e kanë marrë peng 23- vjeçarin Dautaj dhe më pas e kanë qëlluar atë për vdekje. Të terrorizuar, dy shokët e këtij të fundit kanë tentuar të largohen me shpejtësi nga pylli, por janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Për pasojë, plumbat kanë plagosur rëndë 24-vjeçarin Luari dhe 22-vjeçarin Feizaj. Krismat e armës kanë alarmuar banorët e fshatit, të cilët kanë shpejtuar që t’u vijnë në ndihmë tre të rinjve. Pas sinjalizimit për vrasjen, forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Të ndaluarit e dyshuar u shoqëruan nga forca të shumta policie për në ambientet e drejtorisë së policisë së qarkut Fier për tu marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore dhe prokurori i gatshëm për të treguar motivet se përse e kanë kryer këtë ngjarje.
Mëngjesin e djeshëm, policia arrestoi dy të plagosurit, pasi akuzohen për “Kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

26/08/2026
DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

26/08/2026
VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

26/08/2026
Arrestimi i Ergys Agasit, ndjekja nisi nga Elbasani deri në Plepa të Durrësit

Arrestimi i Ergys Agasit, ndjekja nisi nga Elbasani deri në Plepa të Durrësit

27/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

26/08/2026
DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

DITA 88/ Arrestimi i Ergys Agasit komentohet në protestë: “Krahu i djathtë i Ramës është prapa hekurave”

26/08/2026
VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit, ndërhyrja e policisë në rrugë

26/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.