Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Takimi Merkel-Mustafa, rreth dy orë. Liberalizimi i vizave, ka dhe disa kushte

30/06/2015
Takimi Merkel-Mustafa, rreth dy orë.  Liberalizimi i vizave, ka dhe disa kushte
Share on FacebookShare on Whatsapp

Delegacioni i Kosovës është pritur sot në Berlin me nderimet më të larta shtetërore, me gardën e nderit dhe intonimin e himneve. Më pas kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe disa ministra të tjerë, biseduan më shumë se një orë e gjysmë. “Një prej obligimeve më të rëndësishme të Kosovës është që të çojë deri në fund dialogun me Serbinë dhe që ky dialog të rezultojë me arritjen e një marrëveshjeje”, theksoi kancelarja Merkel në paraqitjen para gazetarëve, së bashku me kryeministrin Mustafa. Ndër obligimet e tjera që Kosova duhet të kryejë në mënyrë të denjë janë edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe themelimi i Gjykatës Speciale.
“Azilkërkuesit kosovarë në Gjermani nuk kanë shanse për azil, sepse vetëm rreth 1,1% prej tyre kanë marrë deri tani një përgjigje pozitive. Ndaj me kryeministrin kemi rënë darkod që të mbështesin sa më shumë zhvillimin e Kosovës në mënyrë që problemet e tyre të zgjidhen në Kosovë dhe njerëzit të mos detyrohen të ikin në vendet e tjera”, theksoi Merkel.

Kryeministri i Kosovës që në fillim ai pranoi se në Kosovë “ka probleme të shumta, të cilat duhet të zgjidhen”. “Ne kemi probleme të mëdha ekonomike dhe na duhet ndihmë – në veçanti në investime. Ndaj ftoj investorët që të investojnë në Kosovë”, theksoi Mustafa, duke shtuar se pala kosovare është në tërësi e përkushtuar për arritjen e marrëveshjeve në dialogun me Serbinë.

Kancerlarja gjermane Angela Merkel nënvizoi se Serbia dhe Kosova mund të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, vetëm pas normalizimit të raporteve mes tyre. Ndaj Gjermania është shumë e interesuar që dialogu të rezultojë me sukses dhe që këto vende të shënojnë përparime në rrugën e integrimeve. “Sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët, kjo varet nga plotësimi i kushteve për këtë hap”. Kancelarja Merkel tha se Gjermania është e interesuar që ky rajon të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane dhe është “shumë e interesuar që të ruhet stabiliteti në këtë rajon.”

Merkel bëri të ditur se së shpejti do të vizitojë edhe Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje – Hercegovinën, ku për së afërmi do të njihet me gjendjen në këtë rajon. “Kjo dëshmon se Gjermania është e interesuar për stabilitet në këtë rajon”, tha ajo.

Delegacioni i Kosovës, ku marrin pjesë edhe disa ministra ka vazhduar vizitën dyditore me takime të tjera me deputetë, përfaqësuesit e landit të Baden Ëürtenbergut dhe zyrtarë të tjerë.dw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

18/07/2026
DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

18/07/2026
Berisha: Forcimi i lekut vjen nga narko-euro, Rama po shkatërron ekonominë

Berisha: Forcimi i lekut vjen nga narko-euro, Rama po shkatërron ekonominë

18/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

18/07/2026
DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

18/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.