Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Krimet e Rënda dërgojnë për gjykim atentatorin e katër policëve

30/06/2015
Krimet e Rënda dërgojnë për gjykim atentatorin e katër policëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Taulant Xhini (vitlindja 1987), i akuzuar për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë” ndaj 4 personave, në bashkëpunim. Ky shtetas është hetuar në mungesë dhe ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në dt. 28. 04. 2014 në fshatin Shëndëlli, në zonën pranë Butrintit, në Sarandë, kur disa oficerë të Policisë së Sarandës kishin marrë detyrë të arrestonin shtetasin Xhini, i cili në atë kohë ishte në kërkim, i akuzuar për veprën penale të “vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.
Pas informacionit operativ, sipas të cilit i kërkuari Xhini gjendej në zonën pranë shtëpisë së tij, forcat policore ndërmorën planin për arrestimin e tij. Pasi kryen vëzhgimin për disa orë, forcat policore u detyruan të largohen, pasi objektivi nuk po hynte në rrezen e tyre të vëzhgimit dhe kjo krijoi idenë se i kërkuari mund të mos ishte më aty.
Në momentin që grupet operacionale po largoheshin nga rrethimi, kundër 4 prej oficerëve të policisë janë drejtuar disa breshëri armësh. Fatmirësisht, plumbat e drejtuar oficerëve të policisë dëmtuan vetëm mjetet në të cilat sapo ata kishin hipur. Menjëherë pas sulmit me armë nga persona të panjohur në atë moment, forcat policore kanë marrë pozicion sulmi, por ndërkohë agresorët kanë mundur të largohen.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar edhe prokurori i Sarandës dhe janë kryer të gjitha veprimet proceduriale në vendin e ngjarjes. Më pas, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda. Nga këqyrja dhe analizimi i provave të mbledhura në vendngjarje, u evidentua fillimisht pozicioni nga ku ishte qëlluar kundër efektivëve të policisë. Në atë vend u gjetën gëzhoja, të cilat u përkisnin dy armëve të ndryshme automatike. Gjithashtu, ndër të tjera, u gjetën edhe dy bishta cigareje, të djegur deri në gjysmë.
Këto dy bishta cigareje iu nënshtruan analizave laboratorike. Në njërin prej bishtave u gjetën gjurmë ADN-je, të cilat i përkisnin shtetasin Taulant Xhini (kjo u provua pas analizës krahasuese me ADN-në e prindërve të tij). Ndërsa bishti tjetër i cigares i gjetur në vendngjarje nuk përmbante ADN-në e Taulant Xhinit. Për këtë arsye, provohet se vepra penale për të cilën akuzohet Taulant Xhini është kryer në bashkëpunim, por deri më tani nuk është përcaktuar se cili është bashkëpunëtori.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Vrases_me_pagese_vihet_ne_pranga_Taulant_Xhini_3158_1.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

ELBASAN/ Identifikohen të plagosurit, polici e ndoqi autorin

ELBASAN/ Identifikohen të plagosurit, polici e ndoqi autorin

20/07/2026
DITA 51/ Protetuesit: “Arresto Ballukun”, “Rama jep dorëheqjen”

DITA 51/ Protetuesit: “Arresto Ballukun”, “Rama jep dorëheqjen”

20/07/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

ELBASAN/ Plagoset kamarieri dhe dy të tjerë. Qëllohet me armë në lokal

20/07/2026
ERMELINDA HOXHAJ/ Shifër për shifër, manipulimi i statistikave të studimit të Yalës nga Rama

ERMELINDA HOXHAJ/ Shifër për shifër, manipulimi i statistikave të studimit të Yalës nga Rama

20/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELBASAN/ Identifikohen të plagosurit, polici e ndoqi autorin

ELBASAN/ Identifikohen të plagosurit, polici e ndoqi autorin

20/07/2026
DITA 51/ Protetuesit: “Arresto Ballukun”, “Rama jep dorëheqjen”

DITA 51/ Protetuesit: “Arresto Ballukun”, “Rama jep dorëheqjen”

20/07/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

ELBASAN/ Plagoset kamarieri dhe dy të tjerë. Qëllohet me armë në lokal

20/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.