Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, deputetët e PS e PD garë kush është më shumë optimist

29/06/2015
Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, deputetët e PS e PD garë kush është më shumë optimist
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në fund të korrikut në Tiranë ka qenë sot objekt komentesh edhe në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm parlamentar, aq sa është dukur se deputetët e mazhorancës e opozitës ishin në garë, se kush do ti ofronte më shumë mikpritje, apo kush e shihte me më shumë optimizëm këtë vizitë.
Drejtuesit e këtij komisioni, kryetarja Arta Dade dhe nënkryetari Aldo Bumçi u shprehën se e mirëpresin këtë vizitë, e cila, sipas tyre, konfirmon vullnetin e palës greke për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Greqisë e Shqipërisë.
“Mirëpresim vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Greqia është avokate e Shqipërisë në NATO dhe në rrugën drejt BE-së. Çështjet e mbetura pezull me dy vendeve do të zgjidhen përmes negociatave Gatishmëria e palës greke nuk lidhet me vështirësitë që po kalon shteti helen së fundmi”, u shpreh Dade.
Lidhur me kërkesën për të dalë nga qeveria PDIU-ja, Dade tha se nuk komenton gjëra të publikuara në media.
Në të njëjtën linjë deputeti Bumçi përsëriti “vullnetin për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull”.
Lidhur me propozimet e tjera ai tha se nëse qeveria greke ka vullnet, duhet të ulet në tryezën e diskutimit.
Aldo Bumçi thekson se kjo vizitë shënon një hap pozitiv drejt rinegociimit për çështjet me rëndësi për dy vendet, ndërsa ndalet edhe tek fakti se “Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës”.
Ai po ashtu kërkoi më shumë informacion nga ministria e Jashtme shqiptare lidhur me çështjen e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
“Do të ishte e papranueshme që Greqia të kërkojë daljen e PDIU-së nga qeverisja mësohet të ketë thënë Bumçi.

Vizita e ministrit Kotzia, “Kathimerini”: Ja çështjet që do të diskutohen

nikos kotziasVizita e Ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias në Tiranë është bërë e ditur edhe nga e përditshmja greke ‘Kathimerini’ duke cituar burime zyrtare të qeverisë greke.
Sipas artikullit, Kotzias do të diskutojë për 7 çështje kryesore me Kryeministrin Rama gjatë vizitës në Shqipëri.
1-Do të diskutohet për Marrëveshjen e Detit të vitit 2009 pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike.
2-Do të diskutohet për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987.
3-Do të diskutohet për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
4-Do të diskutohet për ndërtimin e 3 varrezave për ushtarët grekë të vrarë gjatë luftës në vitin 1940.
5-Do të diskutohet për koalicionin e qeverisë me PDIU, gjë e cila nuk është pritur mirë nga qeveria greke pas largimit nga posti i nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule të PBDNJ dhe zëvendësimit të tij me kreun e partisë së çamëve Shpëtim Idrizi. Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë deklarata të forta kundër zgjedhjes së Idrizit në këtë post.
6-Do të diskutohet për mbështetjen e Greqisë ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
7-Do të diskutohet për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Athina zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.