Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediat greke ironi me shprehjen e Enver Hoxhës: “Edhe bar do të hamë e nuk dorëzohemi”

29/06/2015
Mediat greke ironi me shprehjen e Enver Hoxhës: “Edhe bar do të hamë e nuk dorëzohemi”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ngjarjet e fundit në Greqi, nuk kanë kaluar pa ironi e sarkazëm nga mediat e këtij vendi. Sarkazma më e fundit e medieve greke lidhet em shprehjen se “Greqia do të bëhet si Shqipëria e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë”.
Me ironi në media citohet Enver Hoxha që deklaroi: “Edhe bar do të hamë dhe nuk do të dorëzohemi e nuk do t’ia shtrijmë dorën askujt”.
Ndërkohë, në Greqi bankat dhe bursa e Athinës nuk janë hapur sot, dhe siç paralajmërojnë mediat greke ato do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 7 korrik. Vendimi është marrë nga komisioni për stabilitet financiar i qeverisë. Ky vendim është përpjekje për të shmangur kolapsin financiar në vend, pas vendimit të fundit të Bankës Qendrore Europiane se nuk do të shtojë fondin e emergjencave për bankat greke.
Bëhet e ditur se tërheqja nga bankomatet nuk mund të kalojë 60 eurot në ditë për një person. Mediat sqarojnë se pensionet do kreditohen në llogaritë bankare dhe pagat do të jepen nëse punëdhënësi paguan elektronikisht. Ndërkaq kryeministri grek, Alexis Tsipras iu është drejtuar qytetarëve përmes një deklarate, ku iu ka kërkuar të ruajnë qetësinë, dhe i siguroi për depozitat e tyre bankare. Më herët Parlamenti grek miratoi kërkesën e Ciprasit për referendum sa iu përket propozimeve të kreditorëve ndërkombëtarë, referendum që do të zhvillohet më 5 korrik.
Banka Qendrore Evropiane deklaroi se do të mbante nivelin aktual të financimit të bankave greke duke lënë të hapur mundësinë për një zgjidhje politike për mënjanimin e falimentimit të ekonomisë greke dhe të daljes së saj nga zona euro (Grexit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.