Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadori rus: Koncepti i Shqipërisë së madhe ekziston. Shqiptarët në Maqedoni jetojnë në vila, sllavët jetojnë në apartamente

29/06/2015
Ambasadori rus: Koncepti i Shqipërisë së madhe ekziston. Shqiptarët në Maqedoni jetojnë në vila, sllavët jetojnë në apartamente
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në Tonight Ilva Tare ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexander Karpushin, ka shprehur interesin e Rusisë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me Shqipërinë dhe se investitorët rusë janë të interesuar të investojnë në Shqipëri. Mes të tjerash ai ka folur edhe për konceptin e Shqipërisë së Madhe, e cila shihet si rrezik për Ballkanin dhe se do të jetë mirë që të mos realizohet. Lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës, ambasadori nuk e ka shmangur dot cinizmin kur ka thënë se kjo çështje është e lidhur me shtetin serb; nëse Serbia do ta njohë, atëherë për Rusinë nuk do të jetë problem.

Karpushin tha se investimet ruse në Shqipëri janë private. Ca investitorë rus kanë blerë disa apartamente në Sarandë dhe më vonë patën probleme me legalizimin e pronës së tyre. Sa i përket biznesit të madh, mund të them se biznesmenë rus janë shumë të interesuar për të marrë pjesë në të gjitha tenderat që do të shpallë qeveria shqiptare. Ata janë të gatshëm të marrin pjesë në projekte të mëdha në Shqipëri.

Ambasadori rus tha në vijim se rusët po janë përqëndruar tek projekti i gazit “Turkish stream” dhe në qoftë se Shqipëria do të shprehet e interesuar për këtë projekt ajo ka të gjitha mundësitë që të marrë pjesë dhe të përfitojë nga ky projekt . Dhe në qoftë se Shqipëria do të tregohet e interesuar, Gazprom-i do e shqyrtojë këtë me shumë vëmendje.

Ambasadori rus tha se është një fakt i njohur se koncepti i Shqipërisë së Madhe ekziston. Detyra jonë e përbashkët është që ky koncept të mos realizohet. “ Kur udhëtoj në Maqedoni dhe shoh banesat e shqiptarëve mund të konstatoj se ato duken më të bukura dhe më të rehatshme se sa pallatet e maqedonasve, të sllavëve. Kjo do të thotë se shqiptarët janë shumë punëtorë, kanë ambicie shumë të mëdha, e jetojnë në kushte shumë të mira”, tha ai. Në vjim ai tha se po ecën para dialogu Beograd –Prishtinë dhe jam i bindur se kjo është rruga e drejtë. “Kur Serbia do të njohë Kosovën jam i bindur se edhe Rusia do ta ndryshojë qëndrimin e saj. Sa i përket Serbisë, patjetër që kemi angazhime të përcaktuara . Me Serbinë gëzojmë lidhje shumë të vjetra historike por qëllimi ynë i vetëm është t’i zhvillojmë lidhjet miqësore ndërmjet popujve tanë”, përfundoi ambasadori rus Alexander Karpushin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

18/07/2026
DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

18/07/2026
Berisha: Forcimi i lekut vjen nga narko-euro, Rama po shkatërron ekonominë

Berisha: Forcimi i lekut vjen nga narko-euro, Rama po shkatërron ekonominë

18/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

18/07/2026
DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

18/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.