Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagimi i parë, deputeti i PS kërkon që Rama e Meta të kërkojnë falje për kandidaturën e imponuar dhe humbëse të LSI-së në Pogradec

27/06/2015
Reagimi i parë, deputeti i PS kërkon që Rama e Meta të kërkojnë falje për kandidaturën e imponuar dhe humbëse të LSI-së në Pogradec
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Rama apo më shumë Meta t’u kërkojnë falje socialistëve të Pogradecit. Unë së bashku me socialistët kemi bërë peticion, që një kandidaturë e hedhur forcërisht nuk mund të fitojë. Por nuk duhet të harrojmë që ne, para katër vitesh kemi luftuar kundër LSI-së për bashkinë dhe e kemi mundur, dhe tani nuk mund t’i marrim njerëzit, të cilët njëherë kanë votuar kundër dhe tani t’u themi votoni këtë parti. Nuk mund t’i trajtojmë kështu si dele”

Selia qendrore e PS-së nuk mori në konsideratë peticionin e bazës socialiste të Pogradecit për kandidatin e imponuar për kryetar bashkie dhe se me LSI-në para katër vitesh kanë qenë kundërshtarë politikë, gjë që baza e ka pasur të vështirë ta kapërdijë një fakt të tillë për të votuar për Diana Milen. Ky është reagimi për gazetën “Shqip” që vjen nga deputeti i PS-së, Ilir Xhakolli, i cili ka qenë një ndër deputetët përgjegjës për fushatën elektorale të qytetit të Pogradecit, të bastionit të së majtës për më shumë se 10 vite, e që tashmë do të drejtohet nga e djathta.
Teksa LSI-ja pritet që të bëjë një analizë të thellë të çdo kutie votimi për humbjen që pësoi me kandidaten Diana Mile, për Bashkinë e Pogradecit, PS-ja ka bërë gati analizën për këtë rezultat, e cila pritet që të bëhet e ditur nga deputeti Ilir Xhakolli dhe Bashkim Fino në mbledhjen e Asamblesë së Rrethit Pogradec.
“Sigurisht që ne do të kemi një analizë, të cilën unë e kam bërë gati. Ka disa arsye pse erdhi humbja e kësaj bashkie. E para, socialistët nuk e mirëpritën qysh në fillim kandidaturën. E dyta, nuk është e vërtetë se socialistët nuk kanë dhënë vota, por nuk kanë qenë të impenjuara maksimalisht, sepse kandidatja vetë nga LSI-ja ka marrë 5300 vota dhe pjesën tjetër e ka marrë nga socialistët. Këtu mund të them se largimi i asaj pjese që ne konsiderojmë gri, pra të lëkundur me partinë, kanë ikur. Është manipuluar nga kandidati tjetër me metodat që tashmë dihen. Kjo le të themi se mbetet më kryesorja. Së treti, edhe pse vetë PS-ja nuk u angazhua sa duhej, pasi nuk e ka kapërdirë kandidaturën, por edhe vetë LSI-ja nuk ka qenë në lartësinë e vet. Kështu që pjesën tjetër të votave kandidatja i ka marrë nga votat e PS-së”, sqaron deputeti i PS-së.
Duke vijuar me shkaqe të tjera, Xhakolli vë theksin se në fund të gjithçkaje socialistëve në Pogradec u duhet kërkuar falje nga vetë kreu i PS-së, Edi Rama, apo dhe më shumë nga ai i LSI-së, Ilir Meta.
“Mund të them se duhet që Rama apo më shumë Meta t’u kërkojnë falje socialistëve të Pogradecit. Unë së bashku me socialistët kemi bërë peticion, që një kandidaturë e hedhur forcërisht nuk mund të fitojë. Por nuk duhet të harrojmë që ne, para katër vitesh kemi luftuar kundër LSI-së për bashkinë dhe e kemi mundur, dhe tani nuk mund t’i marrim njerëzit, të cilët njëherë kanë votuar kundër dhe tani t’u themi votoni këtë parti. Nuk mund t’i trajtojmë kështu si dele. Edhe kjo është një arsye madhore e këtij rezultati”, shtoi më tej deputeti socialist.
Bashkia e Pogradecit, ku e djathta fitoi me një diferencë prej 1623 votash, është vënë në ‘shënjestër’ nga LSI-ja, për një pazar partiak, por pa dhënë më shumë detaje se në çfarë aspekti ka të bëjë ky pazar, por vetëm duke u mjaftuar me paralelizmin e pazarit të Roskovecit. Gjithsesi, teksa Bashkia e Pogradecit pritet që të drejtohet nga një i djathtë, këshilli bashkiak do të dominohet nga e majta, e cila ka arritur që të fitojë 19 mandate këshilltarësh, kundrejt 12 mandateve të fituara nga e djathta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.