Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NATO paralajmëron për rifillim të luftimeve në Ukrainë

25/06/2015
NATO paralajmëron për rifillim të luftimeve në Ukrainë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u shpreh sot se ekzistonte “një rrezik për një rifillim të luftimeve intensive” në lindje të Ukrainës ku armëpushimi shkelet rregullisht.
“Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar deri tani vdekjen e më tepër se 6 000 personave. Shkeljet e armëpushimit vazhdojnë dhe ekziston ende rreziku i një rifillimi të luftimeve intensive”, deklaroi Stoltenberg në fillim të një takimi të 28 ministrave të Mbrojtjes të NATO-s me homologun ukrainas, Stepan Poltorak, në Bruksel.
“Rusia vazhdon t’i mbështesë separatistët duke i stërvitur dhe duke i furnizuar me armë dhe ushtarë. Ajo ka vendosur një numër të madh forcash në kufirin me Ukrainën”, shtoi Stoltenberg.
Kwto deklarata Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bwri në Bruksel ku dje ka nisur ministerial i radhës i vendeve anëtare të NATO-s.
Punimet e këtij ministeriali janë të fokusuara në disa çështje të rëndësishme me të cilët po përballet sot Aleanca. Aleatët diskutuan për mjedisin aktual të sigurisë dhe rreziqet që vijnë nga Lindja dhe Jugu.
Gjatë sesionit të parë të ditës së djeshme u diskutua lidhur me veprimet agresive të Rusisë në Lindje të Aleancës, si dhe paqëndrueshmërisë në rritje në kufijtë jugor, shkaktuar nga aktivitetit në rritje i ISIL. Për të përballuar gjithë këto sfida, ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtarë të NATO-s ranë dakord për një qëndrim gjithëpërfshirës në funksion të mbrojtjes së çdo vendi anëtar. 
Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtarë të NATO-s diskutuan edhe për misionin “Resolute support” në Afganistan. Shqipëria është prezente në Afganistan që nga viti 2002.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

18/07/2026
DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

18/07/2026
Berisha: Forcimi i lekut vjen nga narko-euro, Rama po shkatërron ekonominë

Berisha: Forcimi i lekut vjen nga narko-euro, Rama po shkatërron ekonominë

18/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Nxirret arma në Vaun e Dejës. Sherr mes disa personave

18/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

18/07/2026
DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

DITA 49/ Thirrje për qytetarët të mblidhen më 23 korrik para Parlamentit

18/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.