Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Imami i Xhamisë së Lazaratit: Nuk ka grupe që stërviten, ISIS armik i Islamit

25/06/2015
Imami i Xhamisë së Lazaratit: Nuk ka grupe që stërviten, ISIS armik i Islamit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Imami i Xhamisë së Lazaratit, Gentian Pollo ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e News24, Spartak Koka, ku u ka bërë thirrje personave që janë në kërkim të dorëzohen. Imami Pollo ka mohuar kategorikisht se në Lazarat ka grupe terroriste që stërviten. Ai tha se në Lazarat praktikohet feja islame e pastër, larg çdo grupacioni radikal, duke theksuar me forcë se ISIS është armik i Islamit dhe fesë myslimane. Imami Pollo, u shpreh i indinjuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, të cilin e cilësoi vëlla.
“Falënderoj Allahun që më mundësoi të merrem me këtë fe të pastër dhe që ka shtuar radhët tona. Jemi tronditur shumë për ngjarjet e fundit, për vrasjen e vëllait tonë besimtar prej njerëzve që nuk e dimë se çfarë janë ata dhe çfarë duan të tregojnë me këtë. Jam totalisht i indinjuar me disa media që shkruajnë se në Lazarat por stërviten grupe të ISIS. Në Lazarat ka besimtarë që trajtojnë thirrjen për tek Allahu për tek e vërteta. ISIS është armiku i Islamit, i myslimanëve në radhë të parë pastaj i atyre me të cilët luftojnë. Në Lazarat nuk ka asnjë lloj grupi që stërvitet”, tha Imami i Lazaratit.
Lidhur me numrin e besimtarëve myslimanë në Lazarat, Imami tha se ka ardhur në rritje që pas aksionit para një viti, ku u asgjësuan të gjitha parcelat me hashash. Ai tha se Xhamia e Lazaratit praktikon Islamin e pastër.
“Deri para një viti kur ka qenë hashashi ka pasur besimtarë por të larguar për shkak të këtij sherrit. Besimtarët dita-dita shtohen. Kemi bërë detyrën tonë, i kemi thirrur tek e vërteta, të duan Allahun, respektojnë prindërit të mbajnë lidhjet farefisnore. Ne nuk kemi lidhje me ISIS se na kanë pyetur për këto grupe radikale. Ne praktikojmë Islamin e pastër larg këtyre grupacioneve. E dënojmë jashtëzakonisht ngjarjen e djeshme. Ne duam rend, duam qetësi, duam punë. Duam që njerëzit të mendojnë për jetën e tyre për familjen e tyre”, ka theksuar Imami Pollo.
Ai ka folur edhe për prirjet radikale, ekstremiste të personave të shpallur në kërkim nga policia për sulmin ndaj bluve. Pollo tha se i njeh por nuk kanë lidhje me fenë islame.
“I njohim se janë fshatarët tanë. Në të vërtetë e kam thënë edhe diku tjetër. Kam shkuar edhe në polici. Ata janë adoleshentë mund të jenë nën efektin e drogës a ku di unë. Këtu vijnë shumë njerëz. Na përshëndesim, i përshëndesim e pastaj ikin. Duam praktikimin e fesë së pastër. Ndërsa ata që bëjnë vepra të ndaluara, thyejnë rregullat e shtetit ne jemi kundër”, tha Imami i Lazaratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.