Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sot heshtje nesër zgjedhje

20/06/2015
Sot heshtje nesër zgjedhje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mesnatën midis të premtes e të shtunës ka nisur heshtja zgjedhore, ndërsa nesër zgjedhësit u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor.
Këto janë zgjedhjet e para me një ndarje të re territoriale. Si pasojë, nga rreth 400 njësi vendore, gara këtë herë bëhet vetëm për 61 bashki, të rritura në territor dhe numër zgjedhësish.
Për drejtuesit e rinj të njësive të reja, kanë të drejtën të shprehen me votë 3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës.
Në garë janë 63 parti politike. Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Europiane, kryesuar nga PS, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga PD me 15 subjekte zgjedhore në të. Ndërkohë, 11 parti garojnë më vete jashtë koalicioneve të mëdha. Në garë për 61 bashki janë 158 kandidatë.
Risi e këtyre zgjedhjeve janë gjithashtu një numër jo i vogël i kandidatëve të pavarur, 36 të tillë. Numrin më të lartë të kandidatëve në këto zgjedhje e ka Tirana me 6 të tillë, paradoksalisht edhe Memaliaj, me po këtë numër kandidatësh në garë.
Risi janë gjithashtu kandidatet femra. 16 të tilla, mbështeten nga partitë e mëdha, për karrigen e kryetarit të bashkisë. Spikat Shkodra, me të dyja kandidatet në garë femra.
Risi e kësaj gare zgjedhore gjithashtu janë numri i barabartë i meshkujve dhe femrave që do të ulen në karriget e këshilltarëve bashkiakë.
Rreth 41 mijë komisionerë, është trupa që do të administrojë këto zgjedhje në terren, si anëtare të ZAZ-ve, qendrave të votimit apo numërimit të votave.
6699 janë forcat policore të vendosura në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.
Gara elektorale e së dielës monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues. Numrin më të lartë të vëzhguesve ndërkombëtarë, e ka ODIHR me 274 vëzhgues, misioni që do të hartojë edhe raportin përfundimtar dhe do të vendosë notën zyrtare për standardet e këtyre zgjedhjeve.
Ambasadat perëndimore, ajo e SHBA dhe ambasadat e vendeve fqinje gjithashtu kanë akredituar vëzhgues në garën që nis me hapjen e qendrave të votimit në orën shtatë të mëngjesit të së dielës.
Ashtu si edhe në proceset e tjera zgjedhore, vlerësimi nga ndërkombëtarët për 21 Qershorin, është gjithashtu një nga kriteret e forta për Shqipërinë që do të mbahet parasysh në Bruksel për kërkesën për hapjen e negociatave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

22/07/2026
Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

KUKËS/ Gjendet i pajetë një efektiv i Policisë së Kosovës, me plumb në varreza

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Amarildo që u dënua në Britani, djali i deputetit në Tiranë

EMRI/ Vrau para 25 vitesh, arrestohet në Angli shqiptari

22/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Burgu i Drenovës, Laert Haxhiu nuk i ndahet telefonit

22/07/2026
Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, qytetar nderi në Berat e Gjirokastër

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.