Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët duan më shumë makinën se sa jetën…, kjo duket te siguracionet

20/06/2015
Shqiptarët duan më shumë makinën se sa jetën…, kjo duket te siguracionet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se shqiptarët sigurojnë më shumë automjetet sesa jetën e tyre. Rreth 62.8 për qind e tregut i përket pikërisht sigurimit të makinave, që është i detyrueshëm me ligj. Ekspertët e shpjegojnë këtë dukuri me mungesën e kulturës së sigurimit në Shqipëri, por edhe me nivelin e ulët të jetesës

Shqiptarët sigurojnë më shumë automjetet sesa jetën e tyre. Të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se tregu i sigurimeve në Shqipëri mbetet i orientuar drejt sigurimit të automjeteve, që është i detyrueshëm me ligj.
Kështu, për periudhën janar- prill të këtij viti, 62.84 për qind e tregut përbëhej nga sigurimi i makinave, 20.97 për qind nga sigurimi i pronës dhe vetëm 16.19 për qind nga sigurimi i jetës dhe shëndetit.
Ekspertët e shpjegojnë një ndarje të tillë të tregut me kulturën e paktë të sigurimit në Shqipëri, por edhe me nivelin e ulët të jetesës, ku janë të shumtë ata që nuk do të përballonin dot sigurimet vullnetare.
Tashmë prej shumë kohësh është folur për hartimin e një ligji që do të bënte të detyrueshëm edhe sigurimin e jetës, por ende nuk ka një draft konkret të hartuar nga institucionet shtetërore.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë gjithashtu se edhe dëmet që janë mbuluar nga kompanitë e sigurimit për klientët kanë qenë kryesisht për automjetet. Të dhënat tregojnë se për periudhën janar- prill të këtij viti për dëmet nga aksidentet rrugore ose ndryshe për sigurimin e detyrueshëm motorik u paguan rreth 618 milionë lekë ose 61. 57 për qind e totalit të dëmeve të paguara nga kompanitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.