Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Rama – Meta çdo gjë për zgjedhjet, shtojnë votues që “i strehojnë” në lulishte, angazhojnë edhe policinë e Interpolin

17/06/2015
FOTO/ Rama – Meta çdo gjë për zgjedhjet, shtojnë votues që “i strehojnë” në lulishte, angazhojnë edhe policinë e Interpolin
Share on FacebookShare on Whatsapp

“E mbërthyer nga ankthi i humbjes së zgjedhjeve, dyshja Rama-Meta po intensifikon këto ditë shkeljet e ligjit dhe aktet e rënda të cënimit të standardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Këto akte të frymëzuara e të porositura nga dyshja Rama-Meta vijnë prej frikës e dëshpërimit në prag të ballafaqimit me votën e popullit me 21 qershor”, denoncoi PD sot, duke u ndalur në raste konkrete denoncimesh.
harta 1Në minibashkitë e Tiranës të drejtuara nga socialistët, konkretisht në qendrën e votimit 1683 dhe 1683/1, janë regjistruar 278 votues, të cilët banojnë e jetojnë në lulishte. Vendi i banimit të këtyre banorëve është zyrtarisht me letra, një lulishte. Këtë e tregon dhe kjo hartë që po paraqesim sot para jush.
kolonja 2Në Kolonjë strukturat e PS dhe LSI janë sulur me kamionë me ndihma, dhe në mes të qytetit shpërndajnë miell e vaj në këmbim të votave. Ja ku kemi fotot që e dëshmojnë këtë rast.
kolonja 3Vora mbetet kampione e shkeljes së ligjit, ku strukturat shtetërore dhe kriminale të Ilir Metës kanë rrethuar shtabin e kandidatit Ismailaj, ku shantazhohet e shoqërohet çdo qytetar që hyn e del nga aty, ndërkohë që ende nuk ka asnjë masë për shefin e komisariatit i cili është kallëzuar penalisht për përfshirje në fushatën e Ilir Metës e për abuzime e shkelje.
Në Durrës, personat e shpallur në kërkim nga policia për ngjarjet e rënda në Sukth, janë çdo ditë në krah të kandidatit Dako në takimet e tij elektorale.
delvina 3Kemi këtu, dy raste flagrante;
delvina 4Nënkomisari Artan Alinani në Sarandë, dhe në këtë foton tjetër, oficeri i policisë, shef i linjave, Shkëlqim Bello, të dy në krah të kandidatit të qeverisë për Delvinën, Rigers Balili.
tirana4Ja një zyrtare e lartë e Interpol Tirana, Irma Bime, e përfshirë në mënyrë shumë aktive në fushatën e Erion Veliajt në Tiranë, e cila shfaqet në dhjetëra foto të takimeve të kandidatit të Ramës.
“Këto raste janë shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor dhe e standardeve të zgjedhjeve.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë e të garantojë zbatimin e ligjit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. I kërkojmë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, OSBE-ODIHR dhe përfaqësuesve të vendeve të BE, të rrisin monitorimin e të regjistrojnë këto ngjarje që dëmtojnë standardet e zgjedhjeve.
Por asgjë nuk do ta pengojë vullnetin e shqiptarëve, ndëshkimin me votë të dyshes Rama-Meta e kandidatëve të tyre. Asgjë nuk e ndal fitoren e sigurt të Partisë Demokratike gjë që po dëshmohet çdo ditë në rrugët e sheshet e Shqipërisë”, përfundon deklarata e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.