Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Paloka para medieve me “denoncuesit” e Ismailit: Qytetarët detyrohen të bëjnë dëshmi të rreme në zyrat e komisariatit të LSI-së

13/06/2015
Edi Paloka para medieve me “denoncuesit” e Ismailit: Qytetarët detyrohen të bëjnë dëshmi të rreme në zyrat e komisariatit të LSI-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Mazhoranca Rama-Meta apo Meta-Rama nuk po ndalet  përpara as një akti të jashtëligjshëm dhe kriminal në funksion të dhunimit të vullnetit të qytetarëve që kanë vendosur të votojnë kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 21 qershorit. Aktet e fundit në Vorë ku policia e shtetit është vënë tërësisht në shërbim e në urdhrat e Ilir Metës dhe LSI-së tregojnë qartazi që kjo mazhorancë, Meta por edhe bashkëpunëtori i tij Rama, janë gati të çojnë demokracinë drejt shkatërrimit dhe vendin drejt stabilizimit për interesat e tyre mafioze. Në Vorë policia e drejtuar prej Bujar Lazes nga Skrapari dhunon çdo ditë mbështetësit e opozitës, i ndalon, i keqtrajton dhe i kërcënon që të mos mbështesin kandidatin e djathtë Fiqiri Ismaili”, deklaroi nënkryetari i PD-së dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Edi Paloka.
Ndërsa shoqërohej në këtë dalje nga anëtarë të stafit të Fiqiri Ismailit, të pretenduar se kanë denoncuar kandidatin e PD, për bashkinë e Vorës, Paloka shtoi më tej se, dhunë ndaj kandidatit dhe mbështetësve të tij, ka pasur në vazhdimësi këto ditë në Vorë.
“Dhunë direkte ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe edhe ndaj biznesit të kandidatit Ismaili. Iu bllokua malli nga ministri i LSI-së. Iu bllokuan mjetet e punës dhe nga dje prej më se 14 orësh policia në mënyrë të paligjshme ka bllokuar tërësisht biznesin e tij. Me metoda tipike të sigurimit të shtetit kërcënohen dhe detyrohen qytetarët të bëjnë dëshmi të rreme në zyrat e komisariatit të LSI-së se gjoja kandidati i së djathtës ka kërkuar tu blejë votën”, vijoi Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.