Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kavajë, mbështetësi i Elvis Roshit vë përpara dhe dhunon fizikisht 8 policë

08/06/2015
Kavajë, mbështetësi i Elvis Roshit vë përpara dhe dhunon fizikisht 8 policë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Efektivë të Stacionit të Policisë së Golemit në Kavajë janë dhunuar fizikisht nga pronari i një lokali në këtë zonë. Pronari i biznesit, akuzohet se bashkë me të birin dhe disa klientë i kanë nxjerrë me forcë jashtë efektivat e Policisë, duke i penguar të ushtrojnë detyrën. Por megjithëse kanë kaluar mbi 48 orë nga kjo ngjarje, ende nuk është bërë ndalimi i protagonistit që vuri para 8 policë në Golem.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, pak para mesnate, kur tifozët e Barcelonës po festonin fitoren e finales së “Champions League”.
Janë 8 punonjës Policie, që janë dhunuar në lokalin që ndodhet në qendër të Golemit dhe një ditë pas ngjarjes policia ka njoftuar arrestimin e Erdugrel Bishqemit, 27-vjeç, pronari i lokalit.
Dhjetëra dëshmitarë, banorë që kanë lajmëruar Policinë për rrëmujën dhe zhurmën që po shkaktohej në lokal pas përfundimit të ndeshjes, por edhe disa punonjës Policie e pohojnë incidentin e ndodhur.
Pronari i lokalit, Bishqemi, njihet si mbështetës i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, dhe sipas disa punonjësve të Policisë së Rendit në Golem.
Disa prej kolegëve të të dëmtuarve, edhe pse shumë të rezervuar për atë që kishte ndodhur, thanë se 8 efektivat që kanë ndërhyrë në lokalin e Bishqemit, janë kthyer në Stacionin e Policisë me shenja të dukshme dhune në fytyrë e në trup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.