Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Printimi 3D, revolucioni i fundit që pritet të ndryshojë botën

05/06/2015
FOTO/ Printimi 3D, revolucioni i fundit që pritet të ndryshojë botën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Kinë po zhvillohet konferenca për teknologjinë e printimit 3D, me pjesëmarrës të cilët shpresojnë të tërheqin sa më shumë interes në industrinë më të re në treg.
Ekspozuar në Cengdu të provincës Sishuan në jugperëndim të vendit, teknologjia e printimit 3D shihet si revolucioni më i fundit në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, i cili do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi ne mendojmë apo si jetojmë.
Ithtarët apo ata që besojnë në të, thonë se kjo teknologji e re lejon individët të realizojnë krijimet e tyre në një mënyrë më të shpejtë dhe të lehtë, por jo domosdoshmërish më lirë apo më me pak kualitet.
Edhe pse e shpikur 30 vjet më parë, sërish printimi 3D pritet të ketë ndikim më të madh në jetën e njerëzve. Ai ka kosto të lartë, veçanërisht materialet në përdorimin e saj, por mund të jetë më e përballueshme dhe më ekonomike se sa të blesh objekte të çdo teknologjie rivale të lartë.
3daEdhe në industri të vjetra, si muzika, teknologjia cutting-edge ofron mundësi të reja.
Më parë artistët kishin nevojë për javë apo edhe muaj për të krijuar skulpturat e objekteve të tyre.
Ndërkohë që tani skanimi 3D arrin të riprodhojë çdo objekt me të gjitha detajet, qoftë edhe ato me të voglat në vetëm 15 sekonda dhe duke përdorur vetëm një komandë në kompjuter.
Por jo vetëm kaq, mund të riprodhojmë të skanuar objekte të tjera si vathë, varëse, rroba e madje edhe këpucë, të gjitha vetëm më një klikim.
edsEkspertët thonë se brenda 10 viteve bota do të hyjë në epokën e prodhimit inteligjent, gjë e cila do të ndryshojë tërësisht mënyrën e jetesës.
Teknologjia e printimit 3D gjithashtu do të evoluojë, duke hyrë në epokën e “teknologjisë 3D 3.0″, me Internet më të avancuar dhe database me kapacitet më të lartë.
Aktualisht printimi 3D përdoret kryesisht për interes personal dhe mallrat e konsumit, por ekspertët janë optimistë në lidhje me zhvillimin e saj të ardhshëm në industri të tjera si ai i prodhimit të makinave, mjekësisë, arkitekturë e madje edhe në atë të hapësirës ajrore.
3doPër të aplikuar këtë teknologji në të gjitha sferat e jetës, ka ende shumë punë për t’u bërë për shkencëtarët dhe krijuesit.
“Në mënyrë që të zgjerohet aplikimi i kësaj teknologjie, kemi nevojë pë prodhim me kualitet më të lartë të materialeve, kemi nevojë për makineri më të shpejta dhe më të lira.
Në të ardhmen teknologjia do të jetë në gjendje të printojë materiale biologjike, organe dhe pjesë të trupit, por gjithashtu mund të jetë në gjendje të printojë edhe iPhone. Dhe ky është zhvillimi më i rëndësishëm, unë mendoj se jemi në rrugë të mbarë”, thotë Bill O’Neil, profesor i inxhinierisë lazer në Universitetin e Kembrixh.
Megjithatë printimi 3D ka ende pengesa të cilat duhet të kapërcejë, si çështja e të drejtës së autorit.
Por tani për tani, me kostot në rënie dhe qasje në rritje, potenciali i kësaj teknologjie duket pa limit, më e pafund se vetë imagjinata e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026
Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për kafe dhe nuk u kthyen më

Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për kafe dhe nuk u kthyen më

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Qeveria të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, VKM për mjedisin për tu hedhur hi syve BE e protestuesve

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.