Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konspiracion. Shërbimi sekret i Kosovës, grupi i Kumanovës ka marrë 2 milion euro

26/05/2015
Konspiracion. Shërbimi sekret i Kosovës, grupi i Kumanovës ka marrë 2 milion euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Kumanova” mund të futet në ciklin e teorive të konspiracionit, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e ngjarjes. E përditshmja kosovare “Koha Ditore” ka publikuar dëshmi të reja mbi personat e përfshirë në rastin e Kumanovës. Sipas kësaj gazete, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, si drejtues të një grupi prej 44 personash, para se të ndodhte rasti i Kumanovës, kishin planifikuar të sulmonin Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës. Plani ishte të lironin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë, të burgosurit me inicialet B.K. dhe B.B. të cilët janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshi dhe vrasje. Kështu thuhet në dokumentet e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe të Policisë së Kosovës, të siguruara nga gazeta. Detajet e këtij komploti, janë zbuluar gjatë vëzhgimit dhe përgjimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës. Që gjatë kësaj kohe është zbuluar se po planifikoheshin incidente të armatosura në Maqedoni. Plani nuk ishte që të shkaktonin viktima, por incidente të ngjashme me atë në Gushincës së Kumanovës. Fakti që personat e përfshirë në rastin e Kumanovës kanë qenë nën hetimin e organeve kosovare, u konfirmua më herët edhe nga vetë Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha. Prokurori Rexha tha se të gjithë personat kosovarë që janë në paraburgim për ngjarjet në Kumanovë, duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë së Maqedonisë. Nga ana tjetër, sipas gazetës “Koha Ditore”, Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia kanë siguruar dëshmi se 4 persona nga grupi i Kumanovës – tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë – kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Agjencinë e Inteligjencës së Maqedonisë. Sipas të dhënave nga dokumentet e policisë dhe të AKI-së, shtetasi i Maqedonisë me inicialet Sh.M., zyrtar i lartë në shërbimet sekrete të Maqedonisë i kishte takuar këta persona disa herë në Prishtinë dhe në Ferizaj për të bërë planin e aksionit. Sipas informatave të “Kohës Ditore”, zyrtari me inicialet Sh.M. u kishte premtuar tre kosovarëve, shuma parash që i kalonin dy milionë eurot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026
Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

31/08/2026
DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026
Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

Igli Tare në SPAK për komunikimin e akuzës, shoqërohet nga avokati

31/08/2026
DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.