Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO SKANDAL 2/ Mekanizëm kriminal dhe falsifikues për manipulimin e zgjedhjeve

25/05/2015
VIDEO SKANDAL 2/ Mekanizëm kriminal dhe falsifikues për manipulimin e zgjedhjeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Faktet të publikuara sonte nga emisioni investigativ, “Ca thu”, në TV “Agon Channel”, nxjerrin në pah mekanizmin kriminal të vënë në lëvizje për të manipuluar zgjedhjet e 21 qershorit.
Në këto pamje, duket qartë se kemi të bëjmë me një bandë të mirëorganizuar që falsifikon kartat e identitetit të cilat janë planifikuar të shpërndahen e të kthehen në vota.
Duke denoncuar këto pamje, PD, nëpërmjet nënkryetarit të partisë dhe kryetarit të grupit parlamentar Edi Paloka, pyet, “A ka dijeni Edi Rama dhe Ilir Meta për prodhimin në seri të këtyre kartave dhe a po dalin ato në treg sipas nevojave të tyre elektorale?
Kush ka sot nevojë për vota në Shkodër? Kush kërcënon nga foltorja e parlamentit se me 21 qershor do ta shohim rezultatin në Shkodër?
A kanë përgjegjësi Edi Rama kryeministër dhe Ilir Meta kryetar parlamenti për këtë aktivitet kriminal që ndodh në prag të zgjedhjeve?”.
Më tej Paloka kërkon hetime për këtë skemë kriminale dhe falsifikuese.
“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë skemë kriminale të falsifikimit të dokumentave të identitetit, e të çojë deri në fund zbardhjen e mekanizmit për të zbuluar kokën e këtij trafikimi skandaloz në prag të zgjedhjeve.
Partia Demokratike i bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë dhe vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, të shtojnë monitorimin përballë këtyre fakteve flagrante të cënimit të standarteve të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Partia Demokratike paralajmëron dyshen Rama-Meta të mbajnë duart larg votës se sovranit, pasi prekja e votës do të sjellë pasojat më të rënda për ta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
DETAJE/ Elbasan, ja personi që çoi në zbulimin e rrjetit të korrupsionit në Universitet, nga nisën hetimet

Apeli lë në fuqi arrestin për Petri Bozon

16/07/2026
EMRAT/ Arrestohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe dy zyrtare të tjera

EMRAT/ Arrestohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe dy zyrtare të tjera

16/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali sulmon opozitën për raportin e ashpër të komisionit të Jashtëm të PE

E PLOTË/ Spiropali publikon mocionin për Shqipërinë e re që i dërgoi Ramës

16/07/2026
Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

Tentoi të vidhte një market në pedonalen e Krujës, pamjet e dhunës

16/07/2026
DETAJE/ Elbasan, ja personi që çoi në zbulimin e rrjetit të korrupsionit në Universitet, nga nisën hetimet

Apeli lë në fuqi arrestin për Petri Bozon

16/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.