Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rajmonda Bulku: Puthjet në filmat par ’90, e çuditshme, por paragjykoheshin edhe nga artistët e rinia

24/05/2015
Rajmonda Bulku: Puthjet në filmat par ’90, e çuditshme, por paragjykoheshin edhe nga artistët e rinia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në skenën e puthjes me aktorin Timo Flloko te filmi “Vdekja e Kalit”, Rajmonda Bulku ende nuk ishte çliruar nga paragjykimet e së shkuarës.
Jo shumë vite më larg, kur ishte shfaqur filmi “erotik”, “Duaje emrin tënd”, kishin rënë mbi të, akuza që, duhet t’i drejtoheshin natyrës.
Faji më i madh i saji, që e pati ndjekur qysh kur i hyri kinematografisë, ishte bukuria! Të ishe e bukur, duhet ‘të mendoheshe mirë’. Fajin mund t’a shlyeje vetëm duke qëndruar në hije, larg syve të thatë nga etja për të të parë.
E pësoi që në fillim, kur ju shty për disa vite e drejta e studmit për aktrim në Akademinë e Arteve, por e ndjeu më të fortë më vonë, kur mendjerrejtur nga afrimi i një ajri të lirë, guxonin, bashkë me regjisorët, të kalonin as me gjysmë hapi, vijën e kuqe të censurës. E ndjeu në lëkurë, më shumë se kurdo, pikërisht te skenat e afrimitetit me Arsenin, prandaj edhe, as demokracia zyrtare, nuk e bënë dot të ishte krejtësisht e zhveshur nga pesha gjykuese që kishte mbajtur mbi vete, për vite të tëra.
Koha, për shikuesit, duket se është e gjithë pengesa në realizimin e një filmi. Atë çka nuk shohim e nuk çojmë nëpër mend, nuk e konsiderojmë arsyje të një pune vetëm pjesërisht të mirë. Por në fakt, në lirinë e shumpritur, kur për herë të parë po realizoheshin skena intime, sheshxhirimi kishte të tjera probleme teknike… për peripecitë e këtij filmi e të të tjerëve të përpara ’90-ës, Bulku tregon për herë të parë.
“Puthja nuk lejohej, shoqëria ishte paragjykuese dhe ne, megjithë që artistë, ishim pjesë e saj. Vinim nga një shkollë e mbyllyr që nuk e kishte lirinë të na mësonte as nga ana teknike. Kinostudio nuk ishte liberale. Në këtë pikëpamje, teatri ndryshonte pak për shkak se luante me pjesë të huaja ndërsa filmat ishin të gjithë shqiptarë”, shprehet Rajmonda Bulku.
Pjesë të tëra të fshira, letra fyese, anonime ose jo, që shkonin në Kinostudio, fyerje në rrugë, paragjykime edhe nga vetë kolegët e teatrit, tregon midis të tjerave Rajmonda Bulku.
“Oh, një atmosferë e tmerrshme. Për mua ka qenë tronditëse klima që u krijua në qytet. i ndieje paragjykimet në trup, a thua se isha shfaqur nudo. Kjo, jo vetëm nga njerëzit që nuk kishin marrëdhënie me artin por edhe nga vetë aktorët. Edhe ata ishin të mbushur me paragjykime të frikshme. Për fat, në gjithë këtë situatë ishte mbështetëse familja. Unë kisha djalin e vogël dhe shpesh më duhej ta merrja me vete në xhirime. Përveç tij ishte gjithnjë aty ose ime më, im shoq apo motra për të më ndihmuar. Pra ata e njihnin terrenin dhe nuk është se ngacmoheshin nga fjalët që shpërthyen menjëherë. Edhe pse mund të ketë qenë e diktuar nga të tjerë, çudia më e madhe vinte nga rinia që dërgonte letra në Kinostudio, ku e cilësonte filmin si të përdalë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.