Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHKELZEN BERISHA/Një kandar për Fikun e Ramës

22/05/2015
SHKELZEN BERISHA/Një kandar për Fikun e Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkelzen Berisha ka reaguar lidhur me akuzat e Velisë gjatë takimeve të tij elektorale nëpërmjet një postimi në faqen e tij online.
“I vetëdijshëm për humbjen që afron dhe elektoratin që po e braktis Fiku i vyshkur i Ramës kërkon të largojë me çdo kusht, vëmendjen nga kundërshtari i tij, mjeku i njohur dhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë Dr. Halim Kosova duke shpresuar se do të tërheqë në garë njerëz që nuk janë fare kandidatë. Në kushtet kur i vetmi profesion që ka, është literalisht ai i zogut të kryetarit, kompleksi përballë një profesionisti e menaxheri të arrirë si Halim Kosova që ka një jetë në shërbim të komunitetit, është mëse i kuptueshëm. Por garën e ka me të dhe jo me mua.
Nëse do t’u fitojë zemrat socialistëve që i kanë kthyer krahët dhe e shohin si mish të huaj, hedhja e baltës mbi Saliun dhe Shkëlzenin nuk është “drejtimi i duhur”. Tashmë nuk është më në opozitë, por në pushtet dhe siç e kanë thënë dhe vetë, balta nuk është as punë, as bukë, as shërbim, as rrugë, as zhvillim, as pension (normal, jo ai i mamasë) e madje as drejtësi. Votat fitohen duke mbajtur premtimet. Fitohen duke larguar fiqtë dhe parazitët e Mjaft-it nga postet e pamerituara dhe duke ndarë pushtetin POLITIK, me ata socialistë që kanë mbështetur PS-në, që atëherë kur Fiku i Ramës bashkëpunonte me PD-në për rrëzimin e tyre nga pushteti.
Sot pushteti i Fikut të Ramës nuk mbështet as të aftit e as socialistët e 8 viteve opozitë. Ai është torta ku janë ulur vetëm, hajdutët e LSI, ish-mjaftistët, burrat e grave dhe gratë e burrave të kryetarit dhe të gjithë ata që kanë pasur lekë për të blerë postet drejtuese, që më pas t’i përdorin ato për të vjedhur”.
Në fund Shkelzen Berisha thotë se do i drejtohet gjykatës në mënyrë që Veliaj të mund të provojë shpifjet dhe akuzat ndaj tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.