Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ben Blushi: Qeveria ngatërron fishekzjarrin me dritën

21/05/2015
Ben Blushi: Qeveria ngatërron fishekzjarrin me dritën
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Kam parë raste që s’doja t’i shihja, nga një familje dy kunetër, të dy ambasadorë. Kjo nuk mund të jetë standarde, edhe ministri e di këtë rast, nuk e di pse e ka sponsorizuar këtë kalim, po na vë në dyshim se qeveria duke pasur hapësirë 100 për qind do sjellë raste të tilla”

“Një nga gjërat që nuk më ka pëlqyer, është që i kemi kërkuar Turqisë të na ngrejë parlamentin e Shqipërisë, a kemi sedër ne si komb, a mund të pranojmë ne që kuvendin të na e ndërtojë një shtet tjetër, kjo nuk pranohet, nëse kemi 12 milionë euro për stadiumin e Shkodrës, s’paskemi 30 milionë euro për parlamentin tonë e duhet ta kërkojmë borxh”

Deputeti i PS-së Ben Blushi nuk i ka kursyer as sot akuzat dhe frazat ironike ndaj qeverisë, ndërsa diskutohej dekreti i presidentit, për rishqyrtim të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm.
“Unë dua të besoj te vullneti i qeverisë e çdo qeveria për të çuar në shërbimin diplomatik ata që kanë më shumë meritë, në këtë një vit e gjysmë kanë ardhur kandidatura që nuk e kam parë këtë vullnet. Kam parë diplomatë që nuk e meritojnë, i kemi kaluar duke mbyllur hundët në komision, i kemi përcjellë te presidenti. Kur ligji i jep mundësi qeverisë të fusë këdo, vullneti i lihet qeverisë. Kam parë raste që s’doja t’i shihja, nga një familje dy kunetër, të dy ambasadorë. Kjo nuk mund të jetë standarde, edhe ministri e di këtë rast, nuk e di pse e ka sponsorizuar këtë kalim, po na vë në dyshim se qeveria duke pasur hapësirë 100 për qind do sjellë raste të tilla. Kam dyshime, jo gjithnjë këta përmbushnin kriteret e meritokracisë, cilësisë, po nuk është vendim imi. Do doja të ishte zgjidhur, pamundësia që ligji nuk e rregullon për të çuar njerëz që janë jetuar si emigrantë, ka ndodhur, ka raste të verifikuar, kur dikush që ka jetuar, kthehet këtu rri 6 muaj e shkon diplomat atje, jam kundër, nuk dyshoj se ka si ata që dyshonin për spiunë, por një njeri që jeton 10 vjet si emigrant nuk kthehet ti shërbeje vendit si diplomat, edhe të tjerët nuk e bëjnë me ne”, shigjetoi Blushi qeverinë.
Ben Blushi i ka dhënë një tjetër shuplakë qeverisë, kur tha se edhe Parlamentin po ia kërkojmë Turqisë të na e ndërtojë. Sipas Blushit një shtet sovran nuk mund të kërkojnë nga një shtet tjetër ndërtimin e parlamentit.
“Një nga gjërat që nuk më ka pëlqyer, është që i kemi kërkuar Turqisë të na ngrejë parlamentin e Shqipërisë, a kemi sedër ne si komb, a mund të pranojmë ne që kuvendin të na e ndërtojë një shtet tjetër, kjo nuk pranohet, nëse kemi 12 milionë euro për stadiumin e Shkodrës, s’paskemi 30 milionë euro për parlamentin tonë e duhet ta kërkojmë borxh. Parlamenti është simbol i sovranitetit kur nuk je sovran nuk ke parlament, për ca duhet ta marrin borxh, jam kundër kësaj, të kërkojnë borxh për çdo gjë, por jo për parlament. Në futemi në raporte që na nxjerrin më të dobët”, u shpreh Blushi.
Kritik Blushi u shpreh edhe ndaj qëndrimeve të qeverisë, për ngjarjet dhe marrëdhëniet me vendet e rajonit.
“Nuk jemi sot në ditët më të mira, mund të ishim më aktiv në rajon, mund të kishim diplomatë më të mirë. Dyshoj se qeveria në disa raste siç ka ndodhur ngatërron fishekzjarrin me dritën. Sot mund të ndezësh një fishekzjarr siç ka ndodhur para disa muajsh në një vizitë të rëndësishme, por ajo nuk ndriçon. Duhet të kemi sa më shumë dritë ta shohim rajonin siç është”, vijoi më tej deputeti socialist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.