Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet gruaja e plagosur në Kashar: Altini na qëlloi në befasi, unë tentova të mbroj burrin

18/05/2015
Flet gruaja e plagosur në Kashar: Altini na qëlloi në befasi, unë tentova të mbroj burrin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Naime Xhaferri, gruaja e viktimës, e cila mbeti e plagosur nga breshëria e plumbave në Kashar, pas mjekimit ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në shtëpi.
Mjekët thanë se ajo ka pasur vetëm një plagë në njërën dorë.
Burime nga Policia thanë se ajo është qëlluar me një plumb në dorë, kur ka zgjatur krahun për të mbrojtur bashkëshortin, në momentin që ka parë autorin me armën e drejtuar nga ai. Plumbi i parë e ka qëlluar atë në dorë, ndërsa më pas ai ka qëlluar me breshëri ish­vjehrrin e tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Në dëshminë e saj të parë për oficerët e grupit hetimor, 55­vjeçarja, Naime Xhaferri, ka treguar se janë gjendur në befasi përballë armës së autorit dhe se ai nuk u ka thënë asnjë fjalë, por i ka qëlluar menjëherë.
“Ne kishim dalë të dy bashkë me burrin dhe ishim në rrugë. Kishim disa shishe me qumësht që i shesim çdo ditë dhe po prisnim të vinte personi që ia dorëzonim. Sapo kemi lënë shishet në tokë kemi parë përballë Altin Alukun që na kishte drejtuar automatikun. E kam kuptuar se ai do të qëllonte dhe i zgjata dorën burrit që ta shtyja, në mënyrë që ta mbroja. Por ndjeva se u godita dhe burri u rrëzua në tokë. E pashë të gjakosur dhe nisa të kërkoj ndihmë, ndërsa ndoqa me sy autorin që iku me vrap drejt kodrave me armën që e mbante në dorë. Më kanë ndihmuar fqinjët, por nuk mbaj mend se çfarë ndodhi më pas. Me burrin nuk fola dot më, ai kishte vdekur”, ka deklaruar e plagosura në dëshminë e saj të shkurtër për oficerët e Policisë.
Burimet thanë se dëshmia e saj është lënë që të merret në një moment tjetër, për arsye të tronditjes që ka pësuar, por edhe për shkak të varrimit të bashkëshortit.
Megjithatë nga deklarimi paraprak i saj, fakti që autori nuk u ka thënë asnjë fjalë çiftit Xhaferri, nuk tregon shumë rreth motivit të saktë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.