Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidentja Jahjaga anulon vizitën në Brazil, iu kërkua të deklarohej serbe

16/05/2015
Presidentja Jahjaga anulon vizitën në Brazil, iu kërkua të deklarohej serbe
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të enjten e kësaj jave ishte e ftuar në një ngjarje globale për gratë që u mbajt në Brazil, por ajo nuk mundi të udhëtojë atje, pasi ky shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kërkoi që ajo të pranonte që në vizën e përkohshme të saj, përkatësia shtetërore ti figuronte si serbe.
Sipas BBC-së në Brazil, vizita e Jahjagës në këtë vend u anulua në minutat e fundit, pasi presidentja e Kosovës, e refuzoi këtë ofertë të qeverisë braziliane.
Jahjaga ishte një nga të ftuarat kryesore në Samitin Global të Grave, që u mbajt në Sao Paulo.
Ajo do të duhej t’i bashkohej një paneli dhe do të mbante një fjalim ku do të merrte pjesë edhe ministrja braziliane për Politikat e Grave, Eleonora Menicucci dhe ministri i Financave, Joaquim Levy, i cili hapi forumin.
I njohur si “Davosi i Grave”, ngjarja përfundoi sot (të shtunën). Brazili ishte përzgjedhur të organizojë edicionin e 25-të të konferencës, në të cilën marrin pjesë një mijë gra nga 70 vende të ndryshme, duke përfshirë dhe autoritete ekzekutive, ku diskutohet fuqizimi i rolit të gruas në biznes.
Kontaktuar nga BBC e Brazilit, Ministria e Jashtme e këtij vendi e ka konfirmuar rastin, duke thënë se i kishte ofruar presidentes së Kosovës një vizë të përkohshme.
Meqë Brazili nuk e njeh Kosovën, qeveria e këtij vendi i kishte ofruar presidentes Jahjaga mundësinë e hyrjes në këtë shtet, por vetëm në rast se ajo do të pranonte që në vizë t’i figuronte shtetësia serbe, mundësi e cila ishte refuzuar nga Jahjaga dhe shoqëruesit e saj.
Ndërsa përgjigja e organizatorit për mungesën e Jahjagës ishte se ajo ndodhi shkaku i mosdhënies së vizës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

TIRANË/ Rrahje me grushta mes efektivit dhe inspektorit në Policinë Bashkiake

Rrahje me grushta në Policinë Bashkiake të Tiranës

29/07/2026
Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

29/07/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Rrahje me grushta mes efektivit dhe inspektorit në Policinë Bashkiake

Rrahje me grushta në Policinë Bashkiake të Tiranës

29/07/2026
Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

29/07/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.