Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Betohen tetë deputetë të rinj, rritet numri i grave në Kuvend

14/05/2015
Betohen tetë deputetë të rinj, rritet numri i grave në Kuvend
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tetë deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë u betuan të enjten në nisje të seancës plenare, duke zëvendësuar deputetët e dorëhequr nga mandati, për shkak të kandidimit për kryetar bashkie, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Pesë nga deputetët e rinj janë femra, duke e çuar në 31 numrin e grave në sallën e parlamentit ose në 22 për qind të anëtarësisë së Kuvendit.
Në fillim të procedurës, në emër të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetja Vasilika Hysi paraqiti raportin përkatës, sipas të cilit, mandati i dhënë nga KQZ për tetë deputetët e rinj është plotësisht i ligjshëm dhe në përputhje me dispozitat e kodit zgjedhor.
Më pas, deputetët e rinj, katër nga mazhoranca dhe katër nga opozita, përsëritën tekstin e betimit, sipas rregullores.
Deputetët e rinj nga mazhoranca janë: Bujar Çela, Antoneta Dhima, Shkëlqim Troplini dhe Edlira Çekrezi, ndërsa nga opozita Arbiola Halimi, Mimoza Hajdarmataj, Irma Kopliku dhe Asllan Dogjani.
Deputetët që lanë mandatin janë: Armando Subashi, Miranda Rira, Majlinda Bufi dhe Artur Bushi nga mazhoranca, ndërsa nga opozita Ardian Turku, Besnik Dushaj, Voltana Ademi dhe Halim Kosova.
Seanca e sotme e Kuvendit ka në rend dite ratifikimin e disa marrëveshjeve, që lidhen me projekte në infrastrukturë.
Krahas ratifikimit të dokumentit për Kongresin e 25-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar DOHA 2012, axhenda e parlamentit parashikon ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për by-pass-et rrugore të Fierit dhe Vlorës.
Seanca e sotme ka në rend dite dhe miratimin e dy projektrezolutave, ajo për vlerësimin e punës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe të punës së Avokatit të Popullit, për vitin 2014.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.