Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arben Malaj: Nishani e Rama të qartësojnë qëndrimin për Gylen, që paketa “Erdogan” të mos jetë imponues

14/05/2015
Arben Malaj: Nishani e Rama të qartësojnë qëndrimin për Gylen, që paketa “Erdogan” të mos jetë imponues
Share on FacebookShare on Whatsapp

Arben Malaj, ish-ministër i Financave por dhe ish-anëtar i kryesisë së PS-së dhe ish deputet, kërkon nga kryeministri dhe presidenti sqarime në lidhje me qëndrimin e tyre për kërkesën publike të Presidentit turk, për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen.
“Projekti i parlamentit dhe projektet e tjera nuk duhet të fillojnë pa qartësuar këtë kërkesë/kushtëzim të pazakonshëm, pasi mund të ndodh ajo që ka ndodhur shpesh në historinë tonë të mosmarrëveshjeve me “motrat dhe vëllezërit strategjikë”, ku mbetën të pa përfunduara shumë “projekte madhështore”  shkruan Malaj në postimin e tij në “Facebook”.


Postimi i plotë i Arben Malaj në “Facebook”
“Ka kohë që në të gjitha analizat në kancelaritë diplomatike dhe median ndërkombëtare theksohet se thellimi i demokratizimit dhe jo absolutizimi i pushteteve është ajo që i shërben më mirë Turqisë. Në këtë kontekst duhet parë edhe kërkesa për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen.
Cilësimi organizatë terroriste i lëvizjes Gylen dhe kërkesa publike e Presidentit turk për ti trajtuar si organizatë terroriste duhet të kishte një përgjigje zyrtare publike nga autoritetet shqiptare.
Nqs premtimet për projektet e deklaruara janë të kushtëzuara me plotesimin e kerkesës për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen – atëhere kjo jo vetëm për nga madhësia por sidomos nga kushtëzimi nuk është mbështetje ekonomike por një përpjekje për exportimin e krizës politike të Turqisë në vendin tonë.
Kur individë apo organizata të ndryshme janë deklaruara terroriste nga Kombet e Bashkuara si edhe në listën e azhornuar që bënë publike Presidenti amerikan Shqipëria ka bashkëpunuar me vendet e ndryshme dhe sidomos me institucionet ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit. Aktualisht lëvizja Gylen nuk është në asnjë prej këtyre listave.
Ndaj duhet të qartësohet që në fillim qendrimi i autoriteteve shqiptare, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamenti ndaj kësaj kërkese publike të Presidentit turk.
Në rast të kundërt rrezikohet që heshtja të nënkuptohet si miratim.
Rrezikohet që ndihma e premtuar për disa projekte të paketës ‘Erdogan’ të zvarritet dhe të bëhet gjithnjë e më imponuese, të paktën për aq kohë sa Erdogan do të jetë Presidenti i Turqisë.
Projekti i parlamentit dhe projektet e tjera nuk duhet të fillojnë pa qartësuar këtë kërkesë/kushtëzim të pazakonshëm, pasi mund të ndodh ajo që ka ndodhur shpesh në historinë tonë të mosmarrëveshjeve me “motrat dhe vëllezrit strategjikë”, ku mbetën të pa përfunduara shumë “projekte madhështore” .
Turqia është një fuqi ekonomike në rritje, e cila mund të jetë e qëndrueshme dhe cilësore vetëm kur të mbështetet më mirë ne institucione të forta dhe standarte të larta të demokracisë.
Prezenca jo vetëm ekonomike e Turqisë tenton të rritet ndjeshëm në Ballkan. Por rritja dhe sidomos impakti i saj e saj kushtëzohen nga standartet e demokracisë brënda Turqisë dhe nga respektimi i parimeve themelore nderkombëtare në bashkëpunimin me vendet e tjera.
Paqen dhe prosperitetin Shqipëria dhe shqiptarët i arrijnë dhe i përmiresojnë nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me SHBA, BE dhe NATO-n.
Cdo opsion tjeter bilateral aq me teper ne kundershtim me vlerat dhe standartet e e demokracive perndimore, vetem na pengon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Belind Këlliçi rrëfen pse ishte në SPAK, më pyetën për Trump, diplomën

SKANDALI/ Këlliçi publikon dokumentet zyrtare gjermane: “Jet Bank” e lidhur me persona të dënuar për mashtrim ndërkombëtar

20/04/2026
“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

20/04/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

Vetëploset me armë gjahu në Durrës, humb jetën një 35-vjeçar

20/04/2026
Berisha nxjerr dokumentat, bodigardi i Dumanit, në video sherri prone. Dëshmia e Dumanit për hetimin e Pangos

Berisha nxjerr dokumentat, bodigardi i Dumanit, në video sherri prone. Dëshmia e Dumanit për hetimin e Pangos

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Belind Këlliçi rrëfen pse ishte në SPAK, më pyetën për Trump, diplomën

SKANDALI/ Këlliçi publikon dokumentet zyrtare gjermane: “Jet Bank” e lidhur me persona të dënuar për mashtrim ndërkombëtar

20/04/2026
“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

“Sonte do darkojmë në shtrat”, komedia që nuk duhet humbur, ngjitet sot në skenë

20/04/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

Vetëploset me armë gjahu në Durrës, humb jetën një 35-vjeçar

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.