Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha prezanton kandidatin e Vaut të Dejës: Rama-Meta mbrojnë mafiozët e kriminelët, godasin qytetarët e pamundur

20/04/2015
Basha prezanton kandidatin e Vaut të Dejës: Rama-Meta mbrojnë mafiozët e kriminelët, godasin qytetarët e pamundur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar sot kandidatin për Vaun e Dejës. Lulzim Basha bëri me dije se në garë për kreun e bashkisë ë Vaut të Dejës është përzgjedhur Zef Hila.
Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe aleatin e tij në qeverisje se janë rreshtuar në radhët e kriminelëve dhe nga ana tjetër godasin qytetarët. 21 Qershori, sipas Bashës, do të jetë dita kur kjo mazhorancë të marrë përgjigjen me votë.
“Më 21 qershor do të votojmë të gjithë bashkë, për t’i treguar Ilir Metës dhe Edi Ramës se banorët e kësaj zone nuk e ulin kokën para poshtërimit, nuk mund ta pranojnë politikën e lakut në fyt që i lë pa bukë në tryezat e tyre, ndërkohë që mbush kontot dhe valixhet e qeveritarëve të korruptuar Ilir Meta dhe Edi Rama. I godasin qytetarët e pafajshëm e të pamundur, po i mbrojnë mafiozët e kriminelët Ilir Meta dhe Edi Rama që ulen e hanë në sofrën e tyre”, theksoi Basha.
Kryetari i PD shpalosi ofertën e re e cila sipas tij do të çojë vendin drejt ringritjes. Kreu i demokratëve tha se oferta e PD-së është ulja e taksave, e çmimit të naftës dhe hapja e vendeve të reja të punës.
“Pas 21 qershorit na pret një rrugë tjetër, e shpresës, e ringritjes, e mirësisë, e përpjekjeve tona për të ulur çdo taksë, për t’i çuar të gjithë paratë në zhvillimin e ekonomisë që hap vende të reja pune për ju, për të detyruar këta që të ulin çmimin e energjisë dhe naftës. Për këtë nuk mjafton fitorja, për këtë duhet një fitore plebishitare e thellë që i ka rrënjët në zemërimin tuaj dhe i ka frytet në shpresën tuaj për një të ardhme më të mirë që do ta bëjmë së bashku”, theksoi Basha.
Kandidati për kryetar bashkie i Vaut të Dejës Zef Hila, bëri të ditur se projekti i tij do të mbetet zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Ulje të taksave! Kjo është oferta më të cilën kandidati demokrat për kryetar Bashkie në Vaun e Dejës Zef Hila u prezantua para elektoratit.  Hila tha se nëse arrin të marrë votat e mjaftueshme në zgjedhjet lokale, pas 21 Qershorit qytetarëve do t’i shtrohet rruga e shpresës dhe e ringritjes.
“Bashkia e Vaut të Dejës do të jetë një model, do të marrë një fytyrë të re, për një zhvillim, punësim, dinjitet”, u shpreh Hila.
Dje në Shkodër, kreu i PD-së Lulzim Basha prezantoi kandidaten e demokratëve për këtë bashki, deputeten Voltana Ademi, e cila është në garën elektorale të 21 Qershorit përballë një tjetër gruaje, kandidates të koalicionit të majtës Keti Bazhdari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha së shpejti drejt SHBA

28/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati dhe i dyshuari kërkojnë njohjen me aktet

28/08/2026
Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

28/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

Alarm për bombë në Durrës, policia rrethon zonën pranë Portit

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha së shpejti drejt SHBA

28/08/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati dhe i dyshuari kërkojnë njohjen me aktet

28/08/2026
Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

Norvegjia humb Mbreton, Harald V i Norvegjisë ndahet nga jeta

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.