Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryeministri Rama paralajmëron: Kush shet naftë jashtë standardeve, ndëshkohet

08/04/2015
Kryeministri Rama paralajmëron: Kush shet naftë jashtë standardeve, ndëshkohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot, fillimin e një operacioni kontrolli në tregun e karburanteve, operacioni që do të shtrihet deri te çdo pikë shitjeje karburanti në vend.
Deklaratën paralajmëruese, kryeministri e bëri gjatë prezantimit nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të rezultateve të skemës lehtësuese të pagesës së borxheve të energjisë elektrike.
Kryeministri Rama, shfrytëzoi këtë takim për të njoftuar nisjen e një operacioni të ri, që e quajti “operacionin antikrim në sektorin e naftës”.
“Kush i shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet e cilësisë, ka vetëm pak javë kohë për t’u kthyer brenda kornizës së parashikuar në ligj. Operacion antikrim në sektorin e naftës do të jetë frontal do të shtrihet nga pikat hyrëse në dogana te çdo pikë nxjerrje të naftës, deri në çdo pikë shitjeje në territorin e Shqipërisë. Nuk do të ketë më asnjë tolerim. Ndëshkimi do të bëhet sipas dispozitave të reja të Kodit Penal që do propozojmë e miratojmë. Në 18 muaj kemi bërë analizë të pikave të errëta të këtij sistemi. Ajo që hyn në makinë, nuk është ajo për të cilën qytetarët paguajnë”, paralajmëroi kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë Edi Rama, lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Patos Marinzë nga kompania ‘Bankers Petroleum’ fajësoi 100 për qind kompaninë kanadeze për aksidentin me pusin e gazit. Rama theksoi se kompania duhet të dëmshpërblejë në mënyrë të plotë të gjithë banorët e prekur.
“Përgjegjësia është 100 për qind e kompanisë dhe ajo duhet të shpërblejë 100 për qind banorët. Në vendin tonë ne jemi po aq ndërkombëtar sa ndërkombëtarët”, tha kryeministri.
Në këtë aktivitet, ku i pranishëm është Kryeministri Edi Rama, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, administratori i përgjithshëm i OSHEE-së Adrian Çela tha se përmes skemës, të gjithë debitorët patën mundësinë të lidhin kontrata për të shlyer njëherësh borxhet duke përfituar 80 për qind falje të kamatëvonesës
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri u shpreh se në qendër të vëmendjes të reformës energjetike është disiplina financiare, një kulturë e re pagese që të kemi furnizime të qëndrueshme dhe të krijohet hapësira për investime.
Kurse ministri Tahiri u shpreh ndër të tjera se nuk ka asgjë më të rëndësishme në një vend, se sa Policia të punojë për të vendosur barazinë para ligji për një produkt, që është pasuri e qytetarëve.

Po ndodh

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

MEDIA E MADHE GJERMANE/ Pse ‘Flamingot’ nuk thyhen dhe pse Rama nuk bie

21/09/2026
Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

MEDIA E MADHE GJERMANE/ Pse ‘Flamingot’ nuk thyhen dhe pse Rama nuk bie

21/09/2026
Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Moody’s: Çmimet e banesave rrezik për ekonominë shqiptare, korrupsioni problem i madh

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej