Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria e Kosova ende jo vende të sigurta, por shanset për azil në Gjermani, gati zero

28/03/2015
Shqipëria e Kosova ende jo vende të sigurta, por shanset për azil në Gjermani, gati zero
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bavaria dështon me kërkesën për ashpërsimin e kërkesave për azilkërkuesit nga Ballkani

Landi i Bavarisë ka dështuar me kërkesën e tij për ashpërsimin e kritereve për azilkërkuesit që vijnë nga Ballkani. Qeveria kristiansociale e landit bavarez kishte sjellë në Këshillin Federal një projektligj për shpalljen e “Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” si “vende të sigurta origjine”. Me këtë autoriteteve gjermane do t’u mundësohej vlerësim i përshpejtuar dhe i thjeshtuar i procedurave të azilit dhe kthimi i refugjatëve në vendlindje.                            “Kush është në nevojë, atij do t’i ndihmohet”, e arsyetoi ministri i Këshillit Federal nga Bavaria, Marcel Huber (CSU) kërkesën bavareze, “por vijnë edhe shumë të tjerë që nuk kanë asnjë arsye për azil”. 
Qëllimi, thonë kristiansocialët, “është ndalimi eficient i keqpërdorimi të azilit për të ruajtur kapacitete për ata që janë vërtet të përndjekur”.
Por të premten  Bavaria nuk gjeti mbështetje e shumicës për këtë kërkesë në Këshillin Federal. Kjo e pengon tani kalimin e iniciativës ligjorë të kristiansocialëve në Bundestag.
Vitin e kaluar qeveria gjermane shpalli disa vende të Ballkanit si vende të sigurta origjine, si Serbinë, Maqedoninë, dhe Bosnje-Hercegovinën, pas rritjes së menjëhershme të numrit të kërkesave për azil nga këto vende. Unioni kristiandemokrat e kristiansocial kërkoi renditjen edhe të Shqipërisë dhe Malit të Zi në grupin e vende ve të sigurta nga Ballkani, por kërkesa dështoi për shkak të rezistencës së socialdemokratëve.
 
Dështimi i dytë i kristiansocialëve
Debati për shpalljen e vendeve të tjera nga Ballkani si vende të sigurta lindi këto javë kur në Gjermani erdhi një numër shumë i madh kosovarësh. Për shkak se shanset për njohjen e azilit të njerëzve nga Kosova janë gati zero shpallja si vend i sigurt u pa si një mënyrë për kthimin e shpejtë të tyre në vendlindje.
 Aktualisht numri i të ardhurve nga Kosova në Gjermani ka rënë dukshëm krahasuar me dy muajt e parë të fillimit të vitit, pas federata dhe lander gjermane morën masa më të ashpra për ndalimin e ardhjes së refugjatëve që në Serbi dhe Hungari. njëra prej tyre ishte dërgimi i policëve gjermanë në këto rajone.
 
Efekti praktik i vendimit
Qeveria gjermane ka theksuar disa herë se nuk ka thuajse asnjë shans që shtetas nga Shqipëria dhe Kosova që vijnë në Gjermani të marrin azil politik. Shtetas nga këto shtete faktikisht trajtohen nga organet gjermane sikur të vinin nga shtete të sigurta. Mosgrupimi i Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi formalisht tek shtetet e sigurta nuk ndryshon gjë në trajtimin e shtetasve shqiptarë. Kërkesat e tyre për azil përpunohen brenda 14 ditësh.

 
 
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

11 protestues në spital, 4 tek toksikologjia

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026
Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

Projekti i PD për territorin, zbulohet formula, nga 90 në 110 bashki

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.