Përgatituni, në vitin 2025 një në 5 persona do të vuajë nga...

Përgatituni, në vitin 2025 një në 5 persona do të vuajë nga obeziteti

109
0
Shares

Kombet e Bashkuara në dekadën e ardhshme kanë për qëllim ta ndalojnë obesitetin, por sipas një studimi të ri të publikuar në revistën mjekësore The Lancet, nuk ka shpresë se kjo do të ndodhë. Studiuesit zbuluan se një e pesta e të rriturve deri në vitin 2025 do të jenë obesë. Për krahasim, në vitin 2014, një në tetë persona në botë ishte obez. “Në 40 vitet e fundit, ne kemi kaluar nga një botë në të cilën gjysma e njerëzve në botë janë të kequshqyer në një botë në të cilën kemi më shumë njerëz obesë”, tha Majid Ezzati për Guardian, udhëheqësi i studimit nga Imperial College London. Dhe derisa numri i njerëzve të kequshqyer në botë është reduktuar, rritja e obesitetit gjithsesi nuk është diçka me të cilën duhet të krenohemi. Pothuajse 120 milionë të rritur obezë jetojnë në vendet e pasura perëndimore – Australi, Kanada, Irlandë, Zelandë të Re, Britani dhe Shtetet e Bashkuara, edhe në këto vende është shënuar numri më i madh i njerëzve obesë, transmeton Koha.net. Pas tyre, pasojnë vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Shumë nutrologë dhe punëtorë shëndetësorë për këtë e fajësojnë mënyrën e të ushqyerit, e cila është e pasur me ushqim të shpejtë, karbohidrate të përpunuara, produkte industriale, sheqerna dhe yndyra. Dhe derisa Perëndimi lufton me obesitetin, situata në Afrikën subsahariane dhe pjesët e Azisë është e kundërt, ku problemi i kequshqyerjes atje vazhdon për dekada të tëra. Për shembull, në Burundi, vetëm më pak se 1 për qind e meshkujve janë obesë. Çuditërisht, hulumtuesit në përfundim të studimit nuk cekin se duhet punuar në trajtimin e obesitetit si një problem global në botë, por më tepër në zgjidhjen e problemit të kequshqyerjes për ta zvogëluar shkallën e vdekshmërisë në vendet e varfra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY