Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ PD skenar protestash kundër Ruçit e Xhafajt, deputetët demokratët që synojnë drejtimin e komisioneve

04/09/2017
Deputetët në fushatë, Kuvendi shtyn punimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, kjo javë do të jetë intensive, pasi i duhet të vendosë për strategjinë që do ndjekë PD-ja për seancën e parë të parlamentit të ri, më 9 shtator si dhe do t’i duhet të zgjedhë emrat që do e përfaqësojnë në organet e Kuvendit, por edhe për funksionarët e grupit parlamentar.
Basha ende nuk ka vendosur për kryetarin e ri të grupit parlamentar, por as për kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve parlamentare, të cilët në bazë të rregullores i përkasin Partisë Demokratike.
Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë me protesta para Kuvendit, të shtunën e 9 shtatorit, ku deputetët do të votojnë për qeverinë e re. Vendimi në selinë blu pritet të merret në fillim të javës kur do të mblidhet edhe grupi parlamentar, ndërsa ende nuk sqarohet në qoftë se nëpërmjet protestës, demokratët do të synojë të bllokojë seancën parlamentare.
Skenarët e protestës po diskutohen në forumet organizative, ndërsa burime të besueshme theksojnë se po mendohet që ajo të shtrihet brenda dhe jashtë parlamentit, me synim për të pamundësuar votimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Në krye të protestës do të jenë Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë dhe FRPD.
Ditën që Rama shpalli qeverinë e re, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi duke theksuar se ai konsolidoi dhe riktheu në pushtet elitën komuniste, ndërsa sipas tij, Shqipëria sot drejtohet nga disa figura famëkeqe komuniste ose pinjollët e tyre, duke përmendur Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafajn, Ditmir Bushatin dhe Sonila Qaton.
Ndaj, seanca e parë parlamentare për konstituimin e qeverisë së re nuk do të jetë e qetë, pasi deputetët demokratë do të kërkojnë me ngulm që të mbajnë fjalime, të cilat do të shënjestrojnë me akuza kryesisht Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn.
Po ashtu, kreut të opozitës, Lulzim Bashës do t’i duhet të zgjedhë kryesinë e re të grupit parlamentar të PD-së, si dhe emrat që do të drejtojnë 3 komisionet kuvendore. Java pas 9 shtatorit do të jetë intensive për konstituimin e organeve parlamentare dhe ndarjen e deputetëve në komisionet e përhershme.
Në seancë plenare, Kuvendi do të miratojë 8 komisione të përhershme: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komisioni për Integrimin Europian, Komisioni për Politikën e Jashtme, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Përcaktimi i përbërjes se komisioneve dhe kryesive të tyre bëhet duke mbajtur parasysh përfaqësimin në to të grupeve parlamentare, sipas përpjesëtimit që zënë në Kuvend. Nga 8 komisione të përhershme, mazhoranca socialiste do të drejtojë 5 prej tyre, ndërsa 3 i mbeten opozitës.
Ende nuk ka një përcaktim të qartë në qoftë se 3 komisionet do të drejtohen nga përfaqësues të Partisë Demokratike apo në bazë të përpjesëtimit të vendeve që zënë në Kuvend një prej tyre do të drejtohet nga LSI. Por ndërkohë, kampet politike kanë nisur diskutimet brenda tyre për emrat që do të përfaqësohen dhe do u besohet drejtimi i këtyre organeve. Basha duhet të përzgjedhë emrat që do e përfaqësojnë në organet e Kuvendit.
Emër potencial për në krye të komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë pritet të jetë deputeti Tritan Shehu. Luçiano Boçi mund të drejtojë Komisionin e Medias, ndërsa emri i Jorida Tabakut shihet si i mundshëm për drejtimin e Komisionit të Integrimit. Pas emërimit të kryetarëve dhe nënkryetarëve të grupeve parlamentare dhe kryetarëve apo nënkryetarëve të komisioneve të përhershme, parlamenti konstituon dhe organet e tjera, siç është Byroja, Konferenca e Kryetarëve, Këshilli për Legjislacionin apo Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.