Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

24 ORË/ Goditja e veprimtarive kriminale, Policia e Lezhës proçedon penalisht 11 persona

17/01/2026
VIDEO/ Zbulohet arsyeja, ja pse Policia por “kreh” Elbasanin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Lezhës gjatë 24 orëve të fundit ka zhvilluar kontrolle Blic në ambiente të ndryshme dhe postoblloqe në akse rrugore për goditjen e veprimtarive kriminale të narkotikëve, paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim. Jamë proçeduar penalisht 11 shtetas për vepra penale si “Shkatërrim prone me zjarr” “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” “Ndërtim i paligjshëm” “Vjedhja” etj Ndër këta persona , 3 të arrestuar, 1 ndaluar në kërkim, 7 në gjendje të lirë .

Njoftimi i policise

Policia e Lezhës gjatë 24 orëve të fundit.

Kontrolle Blic në ambiente të ndryshme dhe postoblloqe në akse rrugore për goditjen e veprimtarive kriminale të narkotikëve, paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim. Kontrolle nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Proçedohen penalisht 11 shtetas për vepra penale si “Shkatërrim prone me zjarr” “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” “Ndërtim i paligjshëm” “Vjedhja” etj. Ndër këta persona , 3 të arrestuar, 1 ndaluar në kërkim, 7 në gjendje të lirë . Me datë 28.08.2017, nga efektivët e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , bashkëpunim me Komisariatet Lezhë, Kurbin e Mirditë, si dhe në mbështetje nga FNSH Shkodër , janë zhvilluar kontrolle të vazhdueshme me qëllim goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Konkretisht:

U arrestua në flagrancë nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin Lezhë, shtetasi Pjerin Shtjefni , 52 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë duke i vënë zjarr në tokën e tij me sipërfaqe rreth 2,5 dynym , duke rrezikuar dhe sipërfaqe të tjera toke të fshatarëve të tjerë dhe tokë pyjore. Vepra penale në ngarkim të tij “Shkatërrim i tokes me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

———

U arrestua në flagrancë shtetasi Gentjan Lleshaj , 19 vjeç , banues në Mirditë. Gjithashtu u shpall në kërkim edhe shtetasi M.B. 30 vjeç, banues ne Lezhë. Gjate kontrollit të ushtruar në një lokal në Shëngjin – Lezhë , shtetasit G.Lleshaj iu gjetën 1 përforcues grushti, 1 shkop gome dhe 1 brisk metalik. Vepra penale në ngarkim të tij “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal. Gjithashtu , tek ky lokal u konstatuan disa punonjës të pa regjistruar në organet përkatëse. Vepra penale në ngarkim të M.B. “Punësim i paligjshëm ” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

——–

U arrestua në flagrancë nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në D.V.P.Lezhë, shtetasi M. L., 18 vjeç, banues në Lezhe pasi gjate kontrollit të ushtruar në mjetin ku ishte pasagjer, iu gjetën 2, 45 gram lëndë narkotike Mariuanë.
Vepra penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Gjithashtu u proçeduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit B.M. 19 vjeç, A.N. 19 vjeç dhe Xh.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, pasi ishin drejtues dhe pasagjer në mjet. Vepra penale në ngarkim të tyre “Moskallzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

———-

U proçedua në gjendje të lirë nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi N.S. , banues ne Lezhë, pasi është konstatuar se po ndërtonte pa leje të organeve përkatëse. Vepra penale në ngarkim të tij “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

 

——-

U proçedua në gjendje të lirë nga specialistët e Seksionit per hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, shtetasi N.M. 55 vjeç, banues në Mirditë, pasi në banesë iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Vepra penale në ngarkim të tij “Lidhje e paligjshme e energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal.

——-

U proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L.S. 24 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas në Kurbin, duke drejtuar mjetin e tij tip Audi është përplasur me mjetin tip Benz. Për pasojë është lënduar pasagjeri në mjetin Benz, ku ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën . Vepra penale në ngarkim të tij “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

——-

U ndalua shtetasi ne kërkim M.P. 16 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë , janë identifikuar në vijim të operacionit “Çadra”, si autor të disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit në Lezhë. Vepra penale në ngarkim të tij “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim ‘ parashikuar nga nenet 134 – 22 të Kodit Penal. 

Materialet proçeduriale të rasteve të lartpërmendura , iu kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme

Tags: kIminalitetlezhepolici

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.