Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet 30 vjeçari që e denoncoi e fejuara për përdhunim

19/08/2017
Shkarkohet ish-kreu  i Komisariatit të Kavajës, Arbëresh Vokshi për shpërdorim detyre
Share on FacebookShare on Whatsapp

U denoncua tri ditë më parë për përdhunim nga e fejuara e tij. 30 vjeçari u shpall në kërkim më 15 gusht dhe është arrestuar nga Policia e Tiranës. Sipas informacioneve të marra në lidhje me deklaratë e tij në polici mësohet se 30-vjeçari me iniciale J.H., i ka mohuar akuzat e së fejuarës, shtetases R.L., 20 vjeçe, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kishin qenë gjithmonë me dëshirën e saj dhe në asnjë rast nuk ka abuzuar me të. Megjithatë ai ka pranuar pjesërisht akuzën tjetër të ngritur nga Policia, atë të dhunës në familje, duke deklaruar se në ndonjë rast nervozizmi mund të ketë ushtruar dhunë psikologjike ndaj të fejuarës, por asnjë herë nuk e ka goditur.

NGJARJA

Shtetasi me iniciale J.H., u denoncua për marrëdhënie seksuale me dhunë nga e fejuara e tij mesditën e datës 15 gusht. Vajza me iniciale R.L., pretendonte në Polici se, i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe jashtë dëshirës së saj, përgjatë dy muajve të fundit. Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë shkuar menjëherë në adresën ku supozohej se ndodhej i dyshuari me iniciale J.H., por ai nuk është gjetur aty. Nga ana tjetër, edhe vetë e dëmtuara, në deklarimet e saj ka treguar se prej disa ditësh telefoni i tij del vazhdimisht i fikur dhe ai nuk i është përgjigjur as mesazheve të saj. Policia tha se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar nga Shqipëria, pasi herën e fundit që ka abuzuar seksualisht me të fejuarën e tij, 10 vjet më të vogël, kjo e fundit e ka paralajmëruar se do ta denonconte në Polici. Megjithatë nga kërkimet nuk rezultoi që ai të kishte kaluar kufirin shtetëror, pasi u gjet dhe u ndalua në një lokal në Tiranë. Vajza ka treguar se ishte fejuar me 30-vjeçarin para rreth 6 muajsh, ndërsa dy muaj më parë ai e ka përdhunuar, pasi ajo kishte refuzuar që të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë me të. Pas këtij momenti, i dyshuari i ka premtuar vajzës që nuk do të abuzonte më me të, por nuk duhej t’i tregonte askujt. E megjithatë vajza ka deklaruar se nuk kishte ndodhur ashtu. Ai kishte vijuar të abuzonte seksualisht me të, në banesën e prindërve të tij, por edhe të vajzës, sa herë që ndodhej vetëm me të. Madje vajza pretendon se edhe është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga 30- vjeçari, i cili e kërcënonte që të mos i tregonte askujt, në të kundërt do të ndahej me të dhe do t’i bënte keq familjarëve të saj.

Tags: arrestimperdhunimTe fejuarne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.