ALARMANTE/ Kështu mendojnë europianët për përdhunimin

ALARMANTE/ Kështu mendojnë europianët për përdhunimin

53
0
Shares

Një studim i fundit në vendet anëtare të Bashkimit Europian tregon se numri i personave që mendojnë se përdhunimi mund të jetë i justifikuar është i lartë në shifra alarmante, shkruan, weforum.org cituar nga Droni.

Ndërsa neve na pëlqen të mendojmë se këto sjellje kufizohen te një grupi i vogël, injorant njerëzish, studimet e fundit tregojnë se ato janë të përhapura në mënyrë shokuese.

Si pjesë e një raporti të Komisionit Europian për dhunën me bazë gjinore, 30,000 shtetas europianë u pyetën nëse mendonin se seksi pa miratim ishte i pranueshëm në rrethana të caktuara, si për shembull kur një grua kishte veshur rroba “provokuese”. Më shumë se çereku i atyre që u përgjigjën thanë se ata mendonin që justifikohej.

Raporti gjithashtu zbuloi se mbi 10% e atyre që u përgjigjën mendonin se seksi pa miratim mund të ishte i justifikuar nëse viktima kishte shkuar vullnetarisht në shtëpi me agresorin, kishte veshur rroba “provokuese, që i zbulonin trupin apo seksi” ose nëse në një farë mënyre nuk kishin thënë ‘jo’ edhe aq qartë.

Opinionet varionin nga vendi në vend, siç tregon grafiku i mësipërm i publikuar nga Independent dhe pershtatur nga reporter.al.

Ata që u përgjigjën në Rumani dhe Hungari kishin më shumë gjasa të thoshin se secila situatë mund të ishte justifikim për seks pa pëlqimin e njërës palë. Në Mbretërinë e Bashkuar, 22% e atyre që u përgjigjën thanë se përdhunimi ishte i pranueshëm në disa rrethana dhe 12% thanë se alkooli i tepër apo drogimi mund ta bënin seksin jo-konsensual të pranueshëm.

Njerëzit në Spanjë dhe Suedi ishin mes atyre që kishin më pak gjasa të thoshin se përdhunimi mund të justifikohet në ndonjë rrethanë.

“E vetmja gjë që e shkakton përdhunimin është përdhunuesi”, tha dikur Annie Clark një aktiviste për ndërgjegjësimin e sulmit seksual. Këto rezultate shokuese tregojnë se sa shumë punë mbetet për t’u bërë që njerëzit ta kuptojnë këtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY