Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha nuk ndalet, dialog vetëm për qeverinë teknike

04/03/2017
Basha nuk ndalet, dialog vetëm për qeverinë teknike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur nga cadra deklarimeve të Edi Ramës se refuzon largimin nga qeverisja.

“Nuk ka bisedime, negociata, ka dialog për të përcaktuar largimin tënd dhe ardhjen e një qeverie teknike, nuk do të negociojmë fiutjen tonë në qeveri, ne do jemi opozita deri sa qytetarët me votën e lirë dhe të ndershme të vendosin se kush do të qeverisë këtë vend”- tha ai.

Sipas Bashës, Rama duhet të harrojë se mund të bëjë zgjedhje me këtë qeveri.

“Harroje se do të bësh zgjedhje me ministrin e Brendshëm që njihet botërisht si garantues I drogës dhe krimit, harroje se do të bësh zgjedhje me zotërinë tënde që gdhihesh e ngrysesh me narkotrafikantë në zyrë, hotel, restorante e vrima ku futesh. Kjo republikë do shembet me cdo kusht e cdo cmim, hapi i parë është qeveria teknike, nëse je gati ta dëgjosh zërin e qytetarëve ti duhet ti lësh vendin qeverisë teknike, ose vala popullore do të rrethojë, vala popullore do të rrëzojë”- tha Basha.

“Nuk jemi mbledhur këtu për pushtetin e askujt. Nuk jemi këtu për të negociuar dhe bërë pazare me pushtetin e inkriminuar të republikës së vjetër. Më 18 shkurt, qytetarët e mbledhur në bashkimin më të madh popullor, morën një vendim. Kjo lëvizje e përditshme dhe e përnatshme është monumenti i këtij vendimi: Nuk ka qeveri me Edi Ramën! Nuk ka bisedime, nuk ka dialog, për të përcaktuar largimin tënd. Një qeveri teknike. Nuk do të negociojmë futjen tonë në qeveri, ne do të jemi opozita derisa shqiptarët me votën e tyre të vendosin se kush do ta qeverisë këtë vend”, tha shefi i opozitës.

“Lëri lojërat! Lojërat nuk të shpëtojnë! A ka shqiptarë që ta besojë se je I interesuar për Vetingun dhe drejtësinë e vërtetë kur ka në kabinet ministra që e kanë vendin para drejtësisë për krime në konçensione, si kryehajduti Ilir Beqaja? A e dinë shqiptarët se sot shëndetësia e famshme falas shpenzon vetëm 250 USD në frymë për vit? Maqedonia shpenzon 550. Më shumë sesa dyfishi. Këto 560 shërbehen si ilaçe, kurse këtu vidhen dhe shpërdorohen. Vidhen me chech-up. Chech-up është banka personale e Edi Ramës me rojtare Vilma Nushin. Janë paratë e taksapaguesve shqiptarë që duken sikur shpenzohen për shëndetësi por përfundojnë në xhepat e Vilma Nushit dhe të kryeministrit hajdut. Sterilizimi është një vjedhje e pastër, vjedhje e një investimi të bërë me paratë tuaja në bashkëpunim me një murator në Itali dhe Ilir Beqja. Është një krim i përbindshëm”, tha Basha ndër të tjera i shoqëruar nga një entuziazëm i pandërprerë në cadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Fation Bunjaku

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Fation Bunjaku

07/06/2026
KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

07/06/2026
TIRANË/ Kapet mbi 1 kile heroinë, 2 në pranga

TIRANË/ Kapet mbi 1 kile heroinë, 2 në pranga

07/06/2026
Ambulanca përplas rëndë të moshuarën, prangoset shoferi

Gjendet i pajetë një 56-vjeçar në lumin Mat, është nga Tirana

07/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Fation Bunjaku

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Fation Bunjaku

07/06/2026
KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

KOSOVË/ Mbi 110 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

07/06/2026
TIRANË/ Kapet mbi 1 kile heroinë, 2 në pranga

TIRANË/ Kapet mbi 1 kile heroinë, 2 në pranga

07/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.