Pamje nga protesta ne Tirane per mosekstradimin e Morines ne Serbi
Ismail Morina nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën akuzohet nga qeveria serbe dhe për këtë arsye nuk ka arsye përse të ekstradohet apo dënohet. Ky është reagimi i Darko Butigan, avokatit kroat të Ismail Morinës, i cili në një intervistë ekskluzive për Top Channel sqaron gjithçka.
“Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga 1 në 8 vjet burg. Por në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë që do të thotë 0.8% e popullsisë. Pas ndeshjes nuk ka patur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoriteti shqiptar dhe mazhorancës serbe. Flamuri që u shfaq në atë ndeshje, mes Serbisë dhe Shqipërisë, tregonte dy baballarët e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe veç tyre ishte territori që këta dy persona kërkuan që të ruhej në Konferencën e Londrës në vitin 1912. Aty nuk shkruhej nëse dikush e urrente Serbinë, apo të ftonte për dhunë në Serbi. Nuk kishte asnjë shenjë urrejtje. Në shumë ndeshje në Kroaci shfaqen flamuj historik që nuk ofendojnë të tjerët ashtu edhe ai flamur nuk fyeu kombin serb”, shprehet Darko Butigan, avokati i Ismail Morinës.
Tashmë çështje e Ismail Morinës ka kaluar në një stad ndërkombëtarë. Për mbrojtjen e tij është kërkuar ndihma e Bashkimit Europian.
“Për momentin çështja e z.Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Çështja është në gjykatën e lartë dhe paralelisht kemi bërë kërkesë Bashkimit Europian dhe institucioneve të tjera europiane për të siguruar mbrojtjen për z.Morinën. E kemi bërë këtë gjë pasi mendojnë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptare, nuk do të ketë një gjykim të drejtë. Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë proceduriale që varion nga 5 deri në 9 muaj. Sipas ligjit, ministria jonë e drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, deri sa kjo procedurë të përfundojë”, tha avokati.
Intervista e plotë
Pse kërkohet ekstradimi? – “Historia e zotit Morina është shumë e komplikuar. Qeveria serbe kërkon që të ekstradohet, pasi do të gjykohet për akte kriminale, apo nxitje kriminale mes kombeve. Një akuzë e cila dënohet nga 1 në 8 vjet burg. Por në këtë rast nuk mund të themi që është kryer vepra penale e nxitjes së urrejtjes. Aktualisht në Serbi jetojnë vetëm 6 mijë shqiptarë që do të thotë 0.8% e popullsisë. Pas ndeshjes nuk ka patur asnjë rast dhune apo rrëmuje mes minoriteti shqiptar dhe mazhorancës serbe. Flamuri që u shfaq në atë ndeshje, mes Serbisë dhe Shqipërisë, tregonte dy baballarët e kombit shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini dhe veç tyre ishte territori që këta dy persona kërkuan që të ruhej në Konferencën e Londrës në vitin 2012. Aty nuk shkruhej nëse dikush e urrente Serbinë, apo të ftonte për dhunë në Serbi. Nuk kishte asnjë shenjë urrejtje. Në shumë ndeshje në Kroaci shfaqen flamuj historik që nuk ofendojnë të tjerët ashtu edhe ai flamur nuk fyeu kombin serb. Ashtu sikurse në një ndeshje të Italisë dikush të shfaqë flamurin e Garibaldit edhe në atë rast nuk ofendohet askush.
Sipas Serbisë, gjysma e tifozëve kroatë duhet të futen në burg – “Me logjikën e kërkesës së qeverisë serbe, gjysma e kroatëve që shkojnë në stadium, duhet të futen në burg, për flamujt që shfaqin, apo kushdo tjetër. Askush nuk mund të bëjë burg për një sjellje të tillë në stadium. Por kjo ndeshje ishte një ndeshje e tensionuar. Në këtë ndeshje nuk lejoheshin tifozët shqiptar. Kështu një shqiptar, që ishte Ismail Morina, dëshiroi të tregonte që ai ishte aty të mbështeste skuadrën e tij në Beograd. Kjo ishte ideja e tij”.
Provat për mosekstradim – “Ne po zhvillojmë betejën tonë dhe kemi prova të mjaftueshme që Ismail Morina të mos shkojë në Beograd. Autoritetet serbe kanë krijuar shumë insinuata rreth Ismail Morinës, për disa ngjarje që ai nuk i ka bërë. Për shembull e kanë akuzuar se mund të vriste kryeministrin Vucic në ndeshjen e kthimit. Mund të them se ata kanë ekzagjeruar gjithçka”.
Insinuata të pavërteta – “Kemi prova të mjaftueshme që nga pala serbe dhe gjithçka është shkruar në mediat e tyre kanë qenë insinuata të pavërteta. Z.Morina nuk është kriminel, është një patriot që e dashuron popullin e tij. Ai ka dashur thjesht të mbështes skuadrën e tij”.
Çështja, në Gjykatën e Lartë. Mbrojtje ndërkombëtare – “Për momentin, çështja e z.Morina është pezull dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim. Jemi duke u përpjekur që ta mbrojmë atë. Për momentin çështja është në Gjykatën e Lartë dhe paralelisht kemi bërë kërkesë Bashkimit Europian dhe institucioneve të tjera europiane për të siguruar mbrojtjen për z.Morinën. E kemi bërë këtë gjë pasi mendojnë se në Serbi, për shkak të kombësisë së tij shqiptar, ndaj tij nuk do të ketë një gjykim të drejtë. Kjo çështje për të cilën ne flasim kërkon një kohë të gjatë procedurale që varion nga 5 deri në 9 muaj”.
Procedurat ndalojnë veprimet – “Sipas ligjit, Ministria jonë e Drejtësisë duhet ta ekstradojë në mënyrë të menjëhershme në Beograd, por procedura që ne kemi kërkuar për mbrojtje nuk e lejon që të bëhet asnjë veprim, deri sa kjo procedurë të përfundojë”.
Politika shqiptare nuk mund të ndërhyjë – “Politika shqiptare nuk mund të ndërhyjë dot në këtë çështje pasi nuk mund të urdhërojë apo ndikojë në drejtësinë kroate, por duhet të tregojnë që janë të interesuar për të mbrojtur qytetarin e tyre, por kjo vetëm në aspektin politik, pasi nuk ndërhyjnë dot as në procedurë dhe as në gjykatë”, u shpreh ekskluzivisht për Top Channel avokati i Ismail Morinës./ Top Channel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/