Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Skandali mes marinsave amerikane, publikohen fotografi nudo të ushtareve femra në rrjetet sociale

06/03/2017
FOTO/ Skandali mes marinsave amerikane, publikohen fotografi nudo të ushtareve femra në rrjetet sociale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një skandal i ri ka përfshirë marinsat amerikanë, pasi në një faqe sekrete në Facebook janë publikuar fotografi nudo të ushtareve femra. Protagonistët rrezikojnë gjyqin ushtarak.
“Bëhet fjalë për një sjellje totalisht në kundërshtim me principet tona”, u shpreh gjenerali Ronald Green.
Por faqja sekrete në Facebook e quajtur “Marines United” është vetëm skandali i fundit që ka përfshirë ushtrinë amerikane.
Departamenti amerikan i mbrojtjes po heton mbi disa fotografi nudo të ushtareve femra që janë shpërndarë në rrjete sociale nga kolegët meshkuj si në rrahët e marinsave amerikanë ashtu dhe nga ata britanikë. Fotografitë që ende nuk dihet nëse janë bërë me dëshirë apo fshehurazi ka një sërë komentesh negative. Shërbimi për hetimet në marinë ka nisur hetimet dhe deri tani janë identifikuar 12 nga protagonistet.
Zyrtarët ushtarakë për momentin nuk kanë komentuar duke pritur që të zbardhet çështja. Por një marins i cili ka preferuar të mbetet anonim tha për Associated Press se një nga informaticienët është hequr nga puna pasi kishte postuar një link të fotografive. Skandali u bë publik nga “The Uar Horse”, një organizatë jo fitim prurëse e drejtuar nga ish-marinsi Thomas Brennan i cili është kthyer në objektiv fyerjesh dhe kërcënimesh. Ndërsa ata që kanë publikuar fotografitë në rrjetet sociale mund ta paguajnë shtrenjtë pasi do të përballe me gjyqin ushtarak. Fotografitë aktualisht janë hequr nga rrjetet.
Prej kohësh marinsat amerikanë kanë qenë objekt skandalesh si pasojë e abuzimeve ndaj grave. Sipas të dhënave të departamentit amerikan të mbrojtjes në vitin 2011 denoncimet për rastet e dhunës kanë qenë 3.192, një për qind më shumë se një vit më parë. Departamenti vlerëson se 86 për qind e viktimave zgjedh të heshtë dhe një sondazh i Pentagonit tregon se në 2010-ën, numri real i agresioneve ka tejkaluar shifrën e 19 mijë rasteve. Pjesa më e madhe e viktimave janë femra, por më të përndjekurit në mënyrë absolute mbeten meshkujt.
corpsman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.