VIDEO & DETAJE/ Kavajë, operacioni “Pilotët”, ja sa drogë dhe çfarë bllokoi...

VIDEO & DETAJE/ Kavajë, operacioni “Pilotët”, ja sa drogë dhe çfarë bllokoi sot Policia

97
0
Shares

Gjatë orëve të para të ditës së sotme, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë, është zhvilluar operacioni i koduar “Pilotët”.
Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht:

Operacioni
Më datë 14. 07. 2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Bago , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.
Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.
Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .
Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.
Nga këqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

Arrestimet
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i J. S., R. H., dhe K. H.
Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpunëtor janë edhe B. B., dhe F. S., të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë konstatuar një gomone me gjatësi 7.7 m me dy motorë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket H. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.
Në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë ‘ parashikuar nga nenet 283/a, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

KavajëOperacion antidrogë i koduar "Pilotët".Sekustrohen 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.Sekuestrohen 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas si dhe shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë.Gjithashu shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Gjatë orëve të para të ditës së sotme , nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë , është zhvilluar operacioni i koduar "Pilotët".Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht:Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :- J.S., R.H. dhe K. H.Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpuntor janë edhe shtetasit : B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre. Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket shtetasit :H. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor. Gjithashtu , në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim" e mbetur në tentativë ' parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal.

Posted by Policia e Shtetit on 14.07.2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY