Greqia bën bilancin: Gjatë qershorit, 1.2 ton kanabis kanë hyrë nga Shqipëria

Greqia bën bilancin: Gjatë qershorit, 1.2 ton kanabis kanë hyrë nga Shqipëria

96
0
Shares

Shqipëria vazhdon të jetë vendi kryesor për trafikun e drogës në Greqi. Sipas autoriteteve greke, gjatë muajit qershor në shtetin fqinj kanë hyrë 1213 kg kanabis apo 1.2 ton.
Sipas analizës, kjo sasi droge ka hyrë nga kufi i gjelbër shqiptar vetëm përmes veriut të Greqisë, në zonën e Epirit.
Pavarësisht sasisë së kanabisit, autoritetet greke kanë sekuestruar edhe droga më të forta. Kështu, janë kapur doza kokaine, heroine, metamfetaminë dhe vaj kanabisi.
E gjithë lënda narkotike e kapur në muajin qershor kishte për destinacion tregun grek, kryesisht Athinën dhe ishujt duke qenë se është sezoni turistik. Në raportin e policisë së Janinës theksohet gjithashtu se 42 persona janë arrestuar për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY