Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALFONS ZENELI/ Edhe Pali Miska ka qenë më delikat

05/07/2017
ALFONS ZENELI/ Edhe Pali Miska ka qenë më delikat
Share on FacebookShare on Whatsapp
Alfons Zeneli

Ne podiume shkencore, publicistike dhe mediatike si faqe gazetash apo ekrane jemi mesuar jo fort rralle te shohim njerez me akses duke denigruar shqiptaret ndonese shpesh ne menyre te kamufluar kinse jane te shqetesuar per perfaqsimin e padenje te shqiptareve pergjate gjithe historise.
Nje nga keta ishte prototip, i ndjeri Adrian Klosi.
E kam ndjekur ne nje emision televiziv me teme “C`mendojne te huajt per shqiptaret” dhe jam pataksur nga mllefi, vreri dhe kembengulja per te “faktuar” se shqiptaret jane hajdute, injorante, vrases, te pabese dhe mosmirenjohes. Per kete i referohej duke e mbeshtetur me gjithe forcen e arrogances dhe erresires se vet , nje gazetari gjerman qe kishte shkruar keq per shqiptaret ne shtypin e kohes shume dekada me pare. Citonte vetem ate. Kur studiuesi shume skrupuloz dhe i urte Irakli Kocollari i kundervihej duke cituar nje mori udhetaresh e studiuesish te njohur ne gjithe boten, apo kur citonte letrat e Lord Bayron-it ku shqiptaret shkelqenin, Klosi kercente sikur e kish pickuar kobra dhe i rikthehej perseri te vetmit burim, gazetarit gjerman per te vertetuar se shqiptaret nuk kane asnje veti tjeter perpos : vrases, te dhunshem, pisanjose, te babese, hajdute dhe mosmirenjohes.
Nuk arrita ta kuptoja burimin e mllefit dhe urrejtjes se Klosit ndaj shqiptareve. Por mese shumti dyshoj se ishte tronditur thelle dhe nuk dinte cfare fliste. Ndoshta dhe e ka patur si mision, e ka ndjere si te tille…
Ndodh qe te kendon djalli ne vesh.
Por besoj shumica e kukuvajkave e bejne ose se jane te paguar, ose ne nje tentative te perjargshme, kuterbuese dhe te deshperuar per te terhequr vemendjen e opinionit dhe per t`u trajtuar si “satanike” te tipit Selman Ruzhdie. Per ta vendosur veten aty ku te gjithe duhet e perqendrojne vemendjen dhe intelektin. Per t`u bere trend i studiuesve dhe kritikes kombetare e rajonale.
Pardje, mos gabohem lexova se paska dale ne qarkullim libri i Mustafa Nanos “A eshte mire me qene shqiptar”. Kam pershtypjen se shumica e dine se cfare pergjigje eshte rrekur te na sugjeroje apo urdheroje Mustafai. Nuk eshte puna se perdhos cdo gje, cdo fakt historik. Por si “poliedrik” qe eshte, nderhyn dhe ne ceshtje ngushtesisht filologjike duke hedhur poshte si qesharake edhe tezat tashme te konsoliduara dhe te pakontestueshme te cilat i kane ngritur korifej te albanologjise dhe linguistikes.
Edhe Pali Miska ka qene shume me delikat kur nderhynte ne ceshtje qe s`i njihte. Por Mustafai, me pese rreshta dhe nje term te huazuar si tregues te nivelit kulturor i rrezon gjithe pretendimet e shkencetareve qe kane harxhuar dekada neper bibliotekat e Parisit, Vjenes, Stambollit etj dhe qe kane shkruar mijera faqe studimesh.
Ka nje mori shkencetaresh te rangut europian e me gjere te mahnitur nga shqipja si gjuhe, qe kane shkruar me superlativa per vlerat e saj dhe statusin e saj si fosil i gjalle i gjuhes se folur mijera vjet me pare. Por jo Mustafai. Perpiqet te na nxjerre si turme humanoidesh pa identitet moral, gjuhesor e kombetar. Nderkohe, me beri pershtypje nje dokumentar turk per periudhen e Perandorise Otomane, ku ne segmentin qe behej fjale per shqiptaret dhe Skenderbeun, tregonte se shqiptaret ishin simbol i rezistences dhe vete turqit e pranonin hapur dhe me shume vertetesi e objektivitet se kyci i suksesit te shqiptareve ishte kompaktesia kombetare dhe vendosja e kombit para besimit fetar. Kjo e vendosur ne gojen e turqve dhe te vete Sulltanit. Ndersa “sulltan” Mustafai kundershton. Na nxjerr si te molepsur. Edhe Lidhjen e Prizerenit e nxjerr si alaenace islamike. Gjera te tilla, nuk ua ka nxene goja as vete serbeve dhe grekeve te cilet rralle i kane njohur kufijte e shpifjes.
Keto besoj se ishin vetem siperfaqja e kenetes. Kushedi se cfare mund te kete peshtyre ne brendi te librit. Lajmi i mire eshte se Mustafain nuk e degjon askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.